Перейти к содержимому

Hera e katërt titullar në pesë vite, Muçi: Moshatarët e mi kanë nga 30-40 ndeshje me Kombëtaren

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Hera e katërt titullar në pesë vite, Muçi: Moshatarët e mi kanë nga 30-40 ndeshje me Kombëtaren

8 808 просмотров · 11 часов назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
8 808 просмотров · 11 часов назад
Ernest Muçi ishte një nga lojtarët më të spikatur në fitoren 2-0 që Shqipëria arriti ndaj Bjellorusisë. Pas ndeshjes, autori i golit të dytë, foli për Tv Klan. Muçi deklaroi se kjo është vetëm hera e katërt që luan si titullar te Shqipëria, në pesë vite nga grumbullimi. Ndër të tjera ai theksoi se do fitojë më shumë eksperiencë, pasi shtoi se moshatarët e tij kanë më shumë ndeshje në Kombëtare. “Në Kombëtare ka shumë konkurrencë. Jam gati gjithmonë kur thërritem të jap maksimumin. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe donim ta nisnim me fitore, për vendin e parë në grup. Ishte ndeshja e katërt në formacion te Kombëtarja. Kam pesë vite këtu nga debutimi. Jam i lumtur që ndihmova ekipin. Jam shumë i lumtur që ia dolëm të fitojmë. Kur nuk luan shumë është emocioni, pritshmëria nga tifozët. Do t’i bësh krenarë. Pas golit sikur lirohesh. Moshatarët e mi në Kombëtare kanë nga 30-40 ndeshje në Kombëtare. Nëse do të luajë më shumë do fitoj më shumë eksperiencë. Salah është një lojtar superstar. Është me këmbë në tokë dhe komunikon me të gjithë. Jam i lumtur që luaj me të. Kam mësuar shumë këto dy muaj.”, deklaroi Muçi. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #ErnestMuci #Muci #Shqiperia #Kombetarja #Kuqezinjte #ShqiperiBjellorusi #LigaEKombeve #FutbollShqiptar #Albania #SportShqiptar #KlanNews #TvKlan #KombetarjaShqiptare #Football #Kuqezinjte #Muci10