E BIJA E VEZIRIT
Klodian Kojashi
0:00 / 0:00
E BIJA E VEZIRIT
2 897 просмотров · 1 день назад
Klodian Kojashi
10,7 тыс. подписчиков
2 897 просмотров · 1 день назад
E BIJA E VEZIRIT
✍️Vargjet nga Klodian Kojashi
🎼Muzikuar permes AI
🎧DEGJOJE NE SPOTIFY 🎶🌱 LINK 👇
https://open.spotify.com/intl-it/trac...
Paska fest tan Vilajeti
mbledhun fshati e qyteti
paskan ardhe Fuqite e Medhaja
mbledh n'nji sofer krejt dynjaja
Edhe konsulli francez
pes gjermane e tre kinez
edhe princi Malit t'Zi
nji sheik qe rrin n'Libi
me 5 gra e 12 fmi
do servila pareli
pareli e faqezi
qe nuk diten kurr m'u ngi
Ardhe na ka gjith ky milet
per ma t'bukren qe mban toka
per Hajrijen plot lezet
qe sot nuse po na shkoka
po na shkon po ik si vale
larg prej syve e ktij vatan
ia ka zgjedh baba nji djale
kulla e pare sa hyn n'Liban
Lene mos e nguc pash Zoten
s'jane do pune siç i kujton
se dashnia ta djeg boten
s'ka pushtet qe e zotnon
Por u ba nji kohe e gjate
pse s'po del nusja me gzu
u çu vet Veziri i ngrate
gjithkund nisen me e kerku
qiten shpatat e jataganat
kerkun maleve e nder pyje
po Hajrijen ma se gjeten
as ne toke e as nder yje
Lene mos e nguc pash Zoten
s'jane do pune siç i kujton
se dashnia ta djeg boten
s'ka pushtet qe e zotnon
t'jesh Vezir e t'jesh ti Mbret
zemra ka mbretnin e vet
dhe Hajrija Bukurija
kishte dasht siç don dashnia
Ne Venecia ku pshertin ura
larg shum larg prej nga Libani
qepte Hajrija do pelhura
bashke me Kolen nga Jubani