Перейти к содержимому

"I dëgjoi duke folur shqip...", ambasadorja sqaron çfarë ndodhi me katër gjimnazistët në Mal të Zi

RTV KLAN

0:00 / 0:00

"I dëgjoi duke folur shqip...", ambasadorja sqaron çfarë ndodhi me katër gjimnazistët në Mal të Zi

501 просмотр · 1 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
501 просмотр · 1 ч назад
Katër gjimnazistë nga Durrësi u mbajtën për rreth 24 orë në ambientet e policisë malazeze, pas një incidenti me një shtetase vendase, teksa ata ishin në eskursion. Ngjarja dyshohet se nisi pasi të rinjtë formuan me duar simbolin e shqiponjës, ndërsa gruaja i pyeti për kombësinë e tyre. Pas daljes para gjykatës, katër nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” u lanë të lirë dhe u nisën drejt Shqipërisë. Ambasada Shqiptare në Podgoricë njoftoi më herët se kishte ndjekur rastin dhe falënderoi autoritetet malazeze për bashkëpunimin. Megjithatë, shkeljet ligjore për të cilat u mbajtën të miturit ishin mjaft të paqarta. Pikërisht mbi këtë rast, foli ekskluzivisht për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, ambasadorja jonë në Mal të Zi, Zhaklina Peto. “Shtetasja malazeze i kishte denoncuar, për këtë arsye policia i ndaloi. Ne sapo u njoftuam, nisëm kontaktet e para me autoritetet. Përparësia jonë ishte që nxënësit të trajtoheshin me kujdes dhe të kishin asistencën e duhur, duke marrë parasysh faktin se ishin të mitur”, deklaroi ajo. “Kështu është thënë, por duke iu referuar dokumentacionit zyrtar, në vendimin e gjykatës ky rast nuk përmendet. Ka pasur një përplasje verbale...”, tha ajo sa i takon pretendimeve se gruaja malazeze ka goditur me shuplakë njërin prej nxënësve. “Zonja i ka atakuar e para pasi i ka dëgjuar teksa flisnin shqip”, tha ambasadorja për zanafillën e rastit. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan