Ministrit në Londër (per Isa Boletinin)
Instrumentale Popullore
0:00 / 0:00
Ministrit në Londër (per Isa Boletinin)
12 107 просмотров · 3 г. назад
Instrumentale Popullore
3,38 тыс. подписчиков
12 107 просмотров · 3 г. назад
Ministrit në Londër shkun e i than
Isa Boletini vet ka ardhë
mban alltin o dhe kësul o të bardhë
Duhet prit siç është zakoni
Veq me kujdes ta kontrolloni
Ju gjeneral o mor' vet ta shoqëroni
Hyni Isai me koken lart
palët xhamadanit i rrinin hapt'
si shqiponja o more kur hap krahët
Me kan thanë se je Trim mali
as kërkush armet s'ti ndali
veç n'Europë unë do jem i pari
Sa për rregulla i zbatova
njanen armë unë e dorzova
por këtë tjetren brezit o se nxorra
Mos besofsh po ta kallzoj
te nëntë plumbat i mbanë në gojë
Ismail Qemali vet mua ma dhuroi
Lordi plak mbeti pa mend
asnji fjalë se foli veç ban me shënjë
ulu mor shqiptaro o t'bojna kuvend
Nuk kam ardhë këtu mor' zotni
Në pallat të Londres me u vra me ty
Veq me t'thanë qe ka Shqipni
Unë kalova detin këtu me ardhë
me ka çu populli Shqiptar
tan' kraljive me u'a thon dy fjale.
Kush ka thon se s'ka Shqiperi
nuk degjon me vesh as s'sheh me sy
e korit o mor' veten e tije
Se Malsia është aj dhe
ku ka lind aj Skenderbe
portes lartë mor i ka vu fre
Detin ndoshta mun ta thani
edhe ndoshta shteret oqeani
o vendin tim o more jo kurr o s'mun ta fali