Перейти к содержимому

Stop/ Aksidenti, autori i dehur i përplasjes dhe viktima ndëshkohen njësoj - 15 Shtator 2026

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Stop/ Aksidenti, autori i dehur i përplasjes dhe viktima ndëshkohen njësoj - 15 Shtator 2026

12 040 просмотров · 3 дн. назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
12 040 просмотров · 3 дн. назад
Viktor Thaqi tregon se më 22 gusht 2026 po udhëtonte drejt Shkodrës, kur automjeti ku ndodhej me bashkëshorten në drejtim u përplas me një furgon. Pas aksidentit, të dy drejtuesit u ndëshkuan me gjobë për manovra të gabuara dhe goditje, ndërsa drejtuesi tjetër rezultoi edhe nën efektin e alkoolit dhe u gjobit me 180 mijë lekë të vjetra. Thaqi kundërshton masën e vendosur ndaj tyre, pasi sipas tij kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmit për shkak të gjobës dhe pretendon se vendimi i policisë është i padrejtë. Punonjësi i policisë që shkoi në vendngjarje pranon se nuk e ka parë aksidentin dhe se masën e ka vendosur bazuar në deklaratat kontradiktore të dy drejtuesve. Kamerat e subjektit pranë vendit të aksidentit nuk janë marrë, pasi sipas policit i është thënë se nuk funksiononin. Madje, polici i sugjeron qytetarit se sigurimi i pamjeve filmike mund të shërbejë për anulimin e gjobës. Eksperti autoteknik Gëzim Hoxha ngre pikëpyetje mbi mënyrën e përcaktimit të përgjegjësisë. Sipas tij, në një përplasje ka një mjet që godet dhe një tjetër që goditet, ndaj nuk mund të trajtohen automatikisht të dy drejtuesit si autorë të së njëjtës shkelje. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #tvklan #Aksident #AksidentRrugor #Lezhe #PoliciaRrugore #SiguriaRrugore #AlkoolNeTimon #Gjoba #Drejtësi #EkspertAutoteknik #GëzimHoxha #ViktorThaqi #LajmeShqip #Aktualitet