Перейти к содержимому

“S’kemi qenë kurrë në shfaqje të tillë”, isopolifonia emocionon turistët në “Albanian Night”

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

“S’kemi qenë kurrë në shfaqje të tillë”, isopolifonia emocionon turistët në “Albanian Night”

2 394 просмотра · 1 день назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
2 394 просмотра · 1 день назад
Në këtë takim të “Identitet në epokën digjitale” do të përjetojmë dasmën e Shqipërisë së Mesme, dasmën veriore dhe dasmën jugore. Jemi në Qendrën Kulturore “Albanian Night” (Nata Shqiptare), që është hapur më shumë se një vit më parë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkimit Evropian. Përmes shfaqjeve të përnatshme, Qendra Etnokulturore u prezanton vizitorëve kulturën shqiptare përmes një përvoje gjithëpërfshirëse me valle dhe muzikë tradicionale. Kjo shfaqje synon t’i tregojë publikut si gëzojnë shqiptarët apo si përballen me hidhërimin, duke treguar edhe kontekstin kulturor si u zhvilluan. “Identitet në Epokën Digjitale”, projekt i Fondacionit “Dritan Hoxha”, është një rrugëtim në të shkuarën tonë, prej së cilës kemi trashëguar një pasuri të madhe artistike, me ndihmën e teknologjisë dhe multimedias që na ndihmon të rindërtojmë historinë dhe të njihemi më shumë me trashëgiminë kulturore ndër shekuj. Nga qytetet antike te kalatë mesjetare, nga monumentet te muzetë, nga artizanati te folklori, na ndiqni në udhëtimin tonë drejt identitetit dhe rrënjëve shqiptare. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #IdentitetneEpokenDigjitale #FondacioniDritanHoxha #TopChannel