Rreze Dielli - Panna cotta me fruta pylli nga zonja Albana /Ja sa thjesht e realizoni
Rreze Dielli
0:00 / 0:00
Rreze Dielli - Panna cotta me fruta pylli nga zonja Albana /Ja sa thjesht e realizoni
1 007 просмотров · 1 г. назад
Rreze Dielli
220 тыс. подписчиков
1 007 просмотров · 1 г. назад
Panna cotta me fruta pylli
500 ml pana e freskët
100 gr sheqer
1 lç esencë vaniljeje
2 lç xhelatinë pluhur / 4 fletë xhelatinë
3-4 lugë ujë të ftohtë
Për salcën e frutave:
200 gr fruta pylli
2-3 lgj sheqer
Lëngu i gjysmës së 1 limoni
Në një enë të vogël përziejmë xhelatinën me ujin e ftohtë dhe e lëmë të qëndrojë për 5-10 minuta derisa të fryhet. Ndërkohë në një tenxhere hedhim panën dhe sheqerin. E ngrohim në zjarr të ulët duke e përzier herë pas here, por pa e kaluar në vlim. Shtojmë vaniljen dhe e përziejmë mirë. E heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë xhelatinën e tretur duke e përzier mirë derisa xhelatina të shkrihet plotësisht. Kullojmë përzierjen në një sitë të imët dhe e hedhim në gota ose forma të vogla. E lëmë të ftohet në temperaturën e dhomës dhe më pas e vendosim në frigorifer për të paktën 4-5 orë derisa të mpikset. Përgatisim salcën e frutave, në një tenxhere të vogël hedhim frutat e pyllit, sheqerin dhe lëngun e limonit. E lëmë në zjarr të ulët për 5-10 minuta derisa frutat të zbuten dhe salca të trashet pak. Kur ëmbëlsira të jetë mpiksur e kthejmë me kujdes në një pjatë dhe hedhim sipër salcën e frutave. Mund ta zbukurojmë me gjethe menteje ose copa frutash të freskëta sipas dëshirës.
“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/
Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania
Follow Report Tv on Facebook: / reporttval
Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al
Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom
Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom
#rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme