Перейти к содержимому

“8 muaj pa cikël menstrual, kishte marrë kontraceptivë, më erdhi me qime në fytyrë e gjoks”

RTV KLAN

0:00 / 0:00

“8 muaj pa cikël menstrual, kishte marrë kontraceptivë, më erdhi me qime në fytyrë e gjoks”

9 389 просмотров · 3 года назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
9 389 просмотров · 3 года назад
Dr. Shkëlqim Balili, i ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan foli për rëndësinë e vizitave te gjinekologu që në muajt e parë të ardhjes së ciklit menstrual. Cikli i parë duhet të mbahet mend dhe vajza duhet të gjejë gjithnjë mbështetje nga familja e sidomos nga nëna. Më tej, gjinekologu theksoi se problemet apo çrregullimet e menstruacioneve mund të evitohen me anë të këtyre vizitave pasi pacientet mund të marrin mjekime të thjeshta për të vazhduar normalisht rutinën e përditshme, pa ndihmën e medikamenteve hormonale. Lidhur me këta të fundit, mjeku përmendi rastet nga përvoja e tij, ndërsa shtoi edhe kontrollet që duhet të kryhen nga femrat aktive seksualisht. Shkëlqim Balili: Unë di t’ju them nga praktika e përditshme që ka shumë vajza që vuajnë gjatë ciklit sepse kanë lindur ndoshta me një uterus që është i formuar mirë, që kanë ndoshta një disbalancë hormonale estrogjen-progresteron, që nuk kanë informacion që cikli është një nga vlerat biologjike të organizmit femëror, e ka bërë Zoti dhe të gjitha këto çrregullime, i durojnë dhimbjet, durojnë stresin, durojnë të vjellat ndonjëherë, nuk shkojnë dot në shkollë, nuk shkojnë dot në provim dhe këto gjëra të gjitha eliminohen. Unë e quaj urgjencë që një vajze të mos i vijë cikli një muaj dhe nëna të rrijë indiferente. Unë kam një rast tani që ka 8 muaj pa cikël dhe që kishte marrë një mjekim në Sarandë prej 8 muajsh me kontraceptivë dhe ka ardhur këtu me pilozitet në fytyrë, në gjoks, aty ku nuk duhet të ketë femra. Vizita te mjeku nuk është vetëm për këtë. Pastaj, kur ajo arrin dhe bën marrëdhëniet e para pas moshës 18-19 vjeç, atëherë unë mendoj për të gjitha gratë që janë në moshën, fazën e riprodhimit, 1 herë në vit duhet të bëjnë një PapTest dhe një eko të gjirit dhe e dyta, çdo problem, 1 herë në 6 muaj duhet bërë një kulturë vaginale për të pasur një vaginë të pastër sepse seksi duhet të jetë krejt i shëndoshë në të gjithë marrëdhëniet që bëhet. #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #shkelqimbalili #suelademiri #vitjonananobegeja SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu