Edicioni i Lajmeve Tv Klan 3 Nëntor 2026, ora 19:30 | Lajme - News
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Edicioni i Lajmeve Tv Klan 3 Nëntor 2026, ora 19:30 | Lajme - News
4 254 просмотра · 20 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
4 254 просмотра · 20 ч назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 3 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiçp
Headlines
Integrimi, Rama: Duhen hapa të guximshëm nga BE. Do ta lija punën nëse mendoj se qeveria s’ka nevojë të ndryshojë
Në një forum të mbajtur në Bruksel, kryeministri Rama tha se BE duhet të bëjë hapa të guximshëm sa i përket zgjerimit. Duke komentuar protestat në Shqipëri, ai tha se do ta linte punën ditën që do të mendonte se qeveria nuk ka nevojë të ndryshojë.
BE publikon nesër raportin për Shqipërinë. Do të vendosen afate të qarta për reformat
Bashkimi Evropian publikon nesër raportin e progresit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate për t’u anëtarësuar në union. Për herë të parë, Brukseli vendos afate të qarta kohore për realizimin e reformave deri në pranimin e plotë.
PD, të shtunën protestë kombëtare. Berisha: Pas kërcënimeve ndaj Veliajt, frika e Ramës për Tiranën
Partia Demokratike ka thirrur të shtunën një tjetër protestë kombëtare në Tiranë. Kryedemokrati Sali Berisha thotë se pas kërcënimeve ndaj Erion Veliajt qëndron frika e kryeministrit Edi Rama se do të humbasë Bashkinë e Tiranës.
Veliaj kërkon në GJKKO hetim për transferimin në burgun e Fierit: U bë me kërkesë të kryeministrit
Kryebashkiaku Veliaj i dërgoi një letër treshes së gjyqtarëve që po e gjykojnë, ku kërkon që të hetohet transferimi i tij në burgun e Fierit. Veliaj pretendon se kjo lëvizje është bërë në mënyrë të paligjshme, me urdhër të kryeministrit.
Pjesëmarrje masive në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Garë e fortë në 7 shtete
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet e mesit të mandatit që mbahen sot në SHBA dhe që rinovojnë Dhomën e Ulët dhe 1/3 e Senatit. Sondazhet nuk përjashtojnë mundësinë që republikanët të humbin shumicën në të dyja dhomat. Garë e fortë në 7 shtete.
Strakosha, portieri më i mirë në Greqi. Në dyshim për ndeshjet e nëntorit me kombëtaren
Tomas Strakosha është shpallur portieri më i mirë i vitit në kampionatin grek. Por, teksa trajneri Maran do të publikojë të shtunën listën për ndeshjet e nëntorit, gardiani kuqezi është në dyshim të fortë për shkak të dëmtimit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/