Перейти к содержимому

Kush ishte vëllai i njeriut që urrente Enver Hoxha! Flet Daut Gumeni! | Shqip nga Dritan Hila

Dritare TV

0:00 / 0:00

Kush ishte vëllai i njeriut që urrente Enver Hoxha! Flet Daut Gumeni! | Shqip nga Dritan Hila

37 641 просмотр · 2 года назад
Dritare TV
207 тыс. подписчиков
37 641 просмотр · 2 года назад
Figura e Sadik Premtjes është lënë në harresë. Ai mbahet mend si një ndër tradhtarët e parë të Partisë Komuniste që më vonë u arratis në Paris. Flitet që i bënë disa atentate në Shqipëri dhe në Francë, por nuk ia dolën. Mbeti një kundërshtar i vendosur i komunizmit, por la një vëlla në Shqipëri që njihet me një emër tjetër, Zija Lebenica. Ai pësoi gjithë persekutimet për fisin. Poeti dhe shkrimtari Daut Gumeni ishte sot i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV për të folur për mikun e tij të ngushtë Zija Lebenicën që ndërroi jetë një muaj më parë. Zija Lebenica ishte rreth 10 vjeç kur i vëllai u arratis në Paris, ai u transferua në jetimore dhe pak vite më pas nisën goditjet e sistemit ndaj tij e vazhduan deri kur ra sistemi. Zoti Gumeni tregon peripecitë që kaloi Zija Lebenica, që u përjashtua nga shkolla e oficerëve, u pështy nga shokët se ishte vëllai i Sadik Premtjes, bëri tre herë burg, si u poshtërua pasi doli nga burgu, transferimi në Amerikë pas 1990-ës dhe ndarjen nga jeta një muaj më parë. Zoti Gumeni sjell në DritareTV përcjelljen për në banesën e fundit të Zija Lebenicës, në fshatin e tij, që ia la amanet fëmijëve para se të ndërronte jetë, që të varrosej në vendlindje. Subscribe "Dritare TV": https://www.youtube.com/c/DritareTV?s... Për më shume lajme dhe informacione kliko KËTU: https://www.dritare.net​ Like faqen Dritare.net në Facebook:   / portali.dritare​   Follow Dritare TV në Instagram:​   / dritare_tv   Follow Rudina Xhunga në instagram:   / rudinaxhunga   Follow Rudina Xhunga në Twitter:   / rudinaxhunga​   DritareTv, është një web televizion, i dritare.net. Ne jo vetëm informojmë, por dhe mirëinformojme. Nëse kërkon një dritare, ja ku është DritareTv.