Перейти к содержимому

Letrat e Veliajt nga burgu!Rama 'thyen' heshtjen! Kthesë e fortë brenda PS! Çfarë ndodh me Bashkinë?

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Letrat e Veliajt nga burgu!Rama 'thyen' heshtjen! Kthesë e fortë brenda PS! Çfarë ndodh me Bashkinë?

13 491 просмотр · 4 ч назад
Top Channel Albania
3,32 млн подписчиков
13 491 просмотр · 4 ч назад
Nuk ka qetësi politike për mazhorancën socialiste që nga momenti që Erion Veliaj ka dalë krejtësisht hapur kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të drejtësisë, Toni Gogu. Kryeministri Rama iu përgjigj për herë të parë akuzave direkte të Erion Veliajt, duke e cilësuar si diçka të parëndësishme për objektivin kryesor të Shqipërisë që është anëtarësimi në BE. Para kësaj deklarate, Veliaj kishte reaguar për herë të dytë pas takimit që pati në ambientet e burgut të Fierit me ministrinë e Drejtësisë, Toni Gogu. Pas kërkesave që pretendoi se iu bënë përgjigjja e Veliajt, ndër të tjera, është: Ndërkohë që Veliaj vazhdon betejen e tij pas hekurave, një tjetër emër i rëndësishëm si Belinda Balluku po përballet me SPAK dhe GJKKO pa masë. Mosshkuarja e SPAK me kërkesën për heqjen e mandatit për kërkimin e masës për herë të dytë ka vendosur në dyshim kredencialet e vete SPAK në publik e po ashtu nuk i ka dhënë mundësi publikut të kuptojë çarjen e PS. Grupimet brenda socialisteve kanë pritur këtë zhvillim për të treguar më së fundmi atë çarje që po shfaqet tashme te Erion Veliaj. Loja duket më e nxehtë se kurrë, por drejtësia a po bëhet faktor i rëndësishëm dhe në betejat politike? Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë, të martë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopStory #GridaDuma #TopChannel