Anita Bitri - Më ka marr malli për nënën time
Arben Bitri
0:00 / 0:00
Anita Bitri - Më ka marr malli për nënën time
2 785 просмотров · 3 года назад
Arben Bitri
9,67 тыс. подписчиков
2 785 просмотров · 3 года назад
Anita në ditarin e saj do të shkruante për nënë Hazbijen...
Nëna
Tani përveç jetës shkollore u caktova të përfaqësoja “orkestrinën e shkollës”. Isha e lumtur, por edhe shumë e lodhur mbasi duhet të përballoja mësimet, studimet e violinës dhe orët e gjata të provave. Sa herë më kujtohet, kur e lodhur dhe e këputur kthehesha në shtëpi. Me një ndjenjë të veçantë, që veç shpirti jotë ta di hyja në pragun e derës me një buzëqeshje të sforcuar nga lodhja e tepërt dhe nëna ime më priste dhe ma hiqte violinën nga duart dhe më zinte gjumi në krevat pa e kuptuar. Kishte momente kur sytë hapeshin pa dashje dhe shikoja nënën që më hapte gojën dhe më ushqente. Ndjehesha mirë, por lodhja s'më linte ti thoja asnjë fjalë nënës sime. Gjithmonë shpirti të ka falenderuar nënë, por tani dua me fuqinë e penës sime të them edhe një herë: Të faleminderit nëna ime e dashur, për gjithçka që ke bërë dhe po bën për mua. Ndonjëherë pa dashje mendimet të çojnë larg, por siç thash më lart, diçka që është destini nga Zoti, qoftë edhe ti mos ta pranosh ose ta kuptosh, ose dikush me forcë ta ndaloj ajo përsëri do të ndodh, mbasi është DESTIN.