Перейти к содержимому

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, sot protestë

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, sot protestë

207 просмотров · 4 часа назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
207 просмотров · 4 часа назад
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka organizuar këtë të premte, 18 shtator, një protestë gjithëpopullore në Prishtinë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Protesta pritet të nisë në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”. OVL-UÇK ka njoftuar se tubimi do të zhvillohet në mënyrë paqësore. Thirrja për protestë u bë një ditë më parë nga Gazmend Syla, përfaqësues i OVL-UÇK-së, i cili bëri të ditur se vendimi për organizimin e saj ishte marrë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të organizatës. OVL-UÇK ka kundërshtuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar atë si të padrejtë. Ndërkohë, organizatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar edhe formimin e një këshilli koordinues kombëtar dhe të një platforme përmes së cilës synojnë të kundërshtojnë aktgjykimin deri në përfundimin e procesit të apelit. Syla ka bërë të ditur se në këtë nismë synohet të përfshihen institucionet e Kosovës, partitë parlamentare, shoqëria civile, Shqipëria, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës, si dhe mërgata. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan