ILLYRIAN (para se emrat m’u shkru mbi gur) (teksti L. Gusho)
Lajdi Gusho
0:00 / 0:00
ILLYRIAN (para se emrat m’u shkru mbi gur) (teksti L. Gusho)
195 просмотров · 2 месяца назад
Lajdi Gusho
21 подписчик
195 просмотров · 2 месяца назад
Para se emrat u vun mbi gur,
fjala u tret n’mjegull kohe,
jam unë që fola me at shkamb,
e mali ma mbajti zanin e nalt .
Në det pata anije t’forta
era m’fali kanga lisash,
shqiponj e madhe, mbi at shkamb,
m’bekoi qiellin fluturim i saj.
Nuk Lypa lavdi ma t'madhe se kam
veç nji at votër që kurrë nuk shuhet,
nji grusht dhè, që erë shiu mban
e emërin e madh që nuk përkulet.
Nëse nji dit, guri ka me hesht,
lumenjt do harrojn gjurmët tona,
ndigjoni erën ndër pyje lisash
aty ende këndon iliriani trimnin .
Mblidhuni rreth zjarrit, o bij t'lisit,
nata ka ra mbi male e gur,
le t'flas hini i etërve tan,
shtrëngatash mban, atë gjurmë.
Kur dielli lind mbi kreshta t'nalta,
shndritshem vjen, rezja e par,
zemra e burrit nuk matet me hekur,
po me burrni, besë e fjalën mban.
Deti na njeh me emër, kudo
anijet çajn kaltërsin pa frigë
era na sjell zanin e pyjeve,
shqiponja prin kah, n’atë drit.
Mos na shtypni tokën randë,
ku nën çdo gur flen nji kujtim,
mos ndyni gurrën që na jep uj
kanë pi etërit tanë, e na do pijm.
Kur yjet t'bien mbi malet e errët,
mos thoni se kemi hup në koh,
sa t'këndoj era ndër dega t'lisit,
lavdishëm ka me kan, çdo Ilirian!