Перейти к содержимому

Problemet e të folurit te fëmijët, mjeket shpjegojnë kur duhet të shqetësohemi

MCN TV

0:00 / 0:00

Problemet e të folurit te fëmijët, mjeket shpjegojnë kur duhet të shqetësohemi

1 543 просмотра · 1 г. назад
MCN TV
142 тыс. подписчиков
1 543 просмотра · 1 г. назад
Problemet e të folurit te fëmijët duhet t’u shërbejnë prindërve si nxitje për këshillim me mjekët pediatër apo logopedë. Mjekia logopede, Lusi Brahimaj, thotë se kur trajtohet herët me terapi, problemet e të folurit zgjidhen plotësisht. Sipas saj, më shumë sesa nga gjinia, problemet e të folurit përcaktohen nga mjedisi në të cilin fëmija rri. Nërkohë Anisa Musta nëna e një djali 8 vjeç ka treguar eksperiencën e saj me të birin të cilin në muajt e parë të jetës së tij e ka lënë shumë kohë para ekranet veçanërisht për të konsumuar dhe vaktet e ushqimit. Ajo tregon se vuri re se kjo solli pasoja tek i biri i cili nuk mund të fliste asnjë fjalë në shqip, por vetëm në anglisht dhe atëherë nisi të shqetësohej duke vendosur dhe një kufizim dhe kontroll të kohës së të birit mbi ekran. Mjekja logopede Kledina Helshani u shpreh se janë shumë problematika që mund të ndikojnë dhe secila ka mënyrën e vetë të trajtimit. Ajo shprehet se belbëzimet e para të fëmijëve i kemi rreth moshës 6 muajsh, por fjalët e para nisin në moshën 1 vjeçare dhe nëse nuk kanë nisur të flasin nga 12-18 muajsh është koha për të rënë dhe këmbanat e alarmit. Sipas saj nga mosha 2-3 vjeç fëmijët duhet të kenë nisur të flasin rrjedhshëm.