Перейти к содержимому

“Kundër termit hebre”/ Deputeti socialist: Ja pse duhet një muze i tillë në Vlorë

RTV KLAN

0:00 / 0:00

“Kundër termit hebre”/ Deputeti socialist: Ja pse duhet një muze i tillë në Vlorë

2 424 просмотра · 2 дн. назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
2 424 просмотра · 2 дн. назад
7 tetor 2026 – Deputeti socialist Ardit Bido, i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, foli për debatin rreth ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë. Bido argumentoi se një muze i tillë do të shërbente për të nxjerrë në pah trashëgiminë shqiptare, për ta lidhur atë me turizmin dhe për të përcjellë historinë e bashkëjetesës dhe mikpritjes së shqiptarëve ndaj hebrenjve. Duke folur për rëndësinë që do të kishte një muze i tillë në Vlorë, Bido u shpreh se historia e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore duhet të trajtohet si pjesë e krenarisë kombëtare shqiptare. “Ne nevojitet që trashëgiminë tonë ta vendosim në pah, e para. E dyta, ta lidhim dhe me turizmin, që Vlora është ndër më kryesorët dhe do të jetë ndër më kryesorët, për të treguar jo vetëm historikun tonë te pasardhësit, por dhe madhështinë tonë tek të huajt. Në rastin e Vlorës, nëse ky muze do ishte i palidhur, i pakonceptualisht me këto dy muzeume të tjera që folëm, atëherë unë do isha i pari që do kisha folur, sepse i bie që mbivendos, graviton, esencën kombëtare të një moment krenarie, siç është shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët”, tha ai. Bido theksoi më tej se muzeu duhet të jetë pjesë e një narrative më të gjerë historike, ku të përfshihen edhe pika të tjera me rëndësi për qytetin e Vlorës. Për këtë arsye, ai theksoi se nuk pranon termin ‘hebre’. “Ne nevojitet që në qendër të Vlorës, t’i japim mundësinë vendasve dhe turistëve shqiptarë apo të huaj, që të shohin të gjitha elementet e krenarisë tonë. Cilat janë ato? Pavarësia e Shqipërisë, Klubi Labëria, Muzeu Etnografik që është aty prej vitesh e që tregon pikërisht shpirtin e krahinës së Vlorës. Dhe e treta, pse jo, në qytetin që ka pasur më shumë hebrenj historikisht në Shqipëri, ne të tregojmë, i cili nuk është krenaria hebreje. Prandaj jam dhe kundër termit muzeu hebraik. Është krenari shqiptare, e mikpritjes, e bashkëjetesës fetare, e mosdiskriminimit”, tha ai. Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion”, në Tv Klan, u diskutua ndërtimi i një muzeu hebre në Vlorë. Konkretisht u diskutua përse duhet ky muze, cili është misioni i tij? Të ftuar: Gerta Zaimi, Mark Marku, Fitim Zekthi, Ardit Bido Në lidhje të drejtpërdrejtë: Gëzim Zilja Në pjesën e tretë, u dha intervista me Auron Tare, lidhur me historikun e hebrenjve me vendin tonë. Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Opinion #BlendiFevziu #TVKlan #Vlorë #MuzeuHebre #HebrenjtëNëShqipëri #HistoriaShqiptare #TrashëgimiKulturore #KujtesaHistorike #DebatPublik #PolitikaShqiptare #LajmeShqipëri #Kulturë #Histori #Shqipëri #Vlora #Aktualitet #DeputetiSocialist