Перейти к содержимому

Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren

5 926 просмотров · 2 дня назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
5 926 просмотров · 2 дня назад
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës në Helsinki, duke theksuar se kuqezinjtë merituan më shumë nga kjo përballje. Italiani vlerësoi paraqitjen e skuadrës, veçanërisht reagimin pas kartonit të kuq të Etrit Berishës, ndërsa theksoi se Shqipëria pësoi dy gola nga goditjet e dënimit dhe se kishte krijuar më shumë raste se kundërshtari. “Është keqardhje shumë e madhe që të kthehemi në Tiranë pa asnjë rezultat pozitiv. Kemi luajtur duke merituar fitoren. Na u anulua edhe një penallti në favorin tonë. Është e dhimbshme që të kthehesh me zero pikë. Në atë pikë të lojës, të gjithë lojtarët po luanin shumë mirë. Kushdo që do të zëvendësohej do të ishte një gabim. Po mbroheshim shumë mirë dhe nuk mund të zëvendësonim asnjë mbrojtës. Kështu që hoqëm Hoxhën. Këtë humbje e kemi marrë nga dy goditje dënimi. Ajo që mbetet është se lojtarët luajtën shumë mirë. Gabimet ndodhin në një ndeshje. Besoj se skuadra ka bërë shumë mirë dhe kjo është gjëja më pozitive. Skuadra ka treguar zemër të madhe dhe ky është hapi i parë që të mund të vazhdojmë më lart. I jap komplimente skuadrës. Shpresoj që të kem gjithmonë të tilla vështirësi. Kur kombëtarja ka shumë opsione, është një element i mirë. Dua të shtoj edhe elementin e punës që kanë bërë këta lojtarë. Kanë pasur reagim pozitiv dhe kjo më jep një qasje të pastër për ndeshjet e radhës. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Maran#Konference#TopChannelNews