Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
Report TV
0:00 / 0:00
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
11 839 просмотров · 9 ч назад
Report TV
668 тыс. подписчиков
11 839 просмотров · 9 ч назад
Një histori e dhimbshme varfërie, sëmundjesh dhe braktisjeje vjen në emisionin “Pa Gjurmë”, nga Berati.Abaz Tabaku, 79 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Kozeta Tabaku, 63 vjeçe, jetojnë në kushte të mjerueshme, në një banesë të dëmtuar nga tërmeti. Të dy përballen me probleme të rënda shëndetësore dhe pamundësi ekonomike, ndërsa pensionet që marrin, gjithsej 250 mijë lekë të vjetra në muaj, nuk u mjaftojnë as për ilaçet.Abazi vuan nga problemet me zemrën, tensionin, shtyllën kurrizore dhe shikimin, ndërsa Kozeta ka kaluar një paralizë faciale dhe e ka të vështirë të kryejë edhe punët e përditshme të shtëpisë.Pamundësia për të siguruar ushqimin i ka detyruar të marrin produkte me listë në dyqanin e lagjes. Në rrëfimin e tyre tronditës, bashkëshortët tregojnë se kanë konsumuar bukë të mykur dhe ushqime të skaduara, ndërsa ka pasur net kur kanë fjetur të uritur.Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për ndihmë, çifti pretendon se është përballur me indiferencë dhe përbuzje nga punonjësit e bashkisë. Sipas tyre, banesa është konsideruar e banueshme, ndonëse dëmtimet vazhdojnë t'u rrezikojnë kushtet e jetesës.
Me gazetaren Odeta Dume, çdo ditë në ekranin e Report TV, ora 16:00, nga e hëna në të premte.
Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/
Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania
Follow Report Tv on Facebook: / reporttval
Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al
Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom
Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom
#ReportTv #ReportTvLajme #reporttv #lajmifundit #aktualitet #rajoni #showbizz #lifestyle #lajmeflash