Перейти к содержимому

Çdo të thotë Vërtet të jesh i Krishterë? | Andrea Beqiraj

Kisha Pentikostale Korcë

0:00 / 0:00

Çdo të thotë Vërtet të jesh i Krishterë? | Andrea Beqiraj

4 просмотра · 4 часа назад
Kisha Pentikostale Korcë
99 подписчиков
4 просмотра · 4 часа назад
Predikimi i së Dielës te Kisha e Lirë Apostolike Korçë Datë 13.09.2026 Andrea Beqiraj Pjesa e Leximit: Romakëve, Kapitulli 15, Vargjet 1 - 13 Edhe ne, që jemi të fortë, duhet të mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët dhe jo t'i pëlqejmë vetes. 2 Secili nga ne le t'i pëlqejë të afërmit për të mirë, për ndërtim, 3 sepse edhe Krishti nuk i pëlqeu vetes së tij, por sikurse është shkruar: ''Sharjet e atyre që të shanin ty, ranë mbi mua''. 4 Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë. 5 Dhe Perëndia i durimit dhe i ngushëllimit ju dhëntë juve të keni po ato mendime njeri me tjetrin, sipas Jezu Krishtit, 6 që me një mendje të vetme dhe një gojë të vetme ta përlëvdoni Perëndinë, Atin e Perëndisë tonë Jezu Krisht. 7 Prandaj pranoni njëri-tjetrin, sikurse edhe Krishti na pranoi për lavdinë e Perëndisë. 8 Tani unë po ju them se Jezu Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve për të vërtetën e Perëndisë, për të vërtetuar premtimet e dhëna etërve, 9 dhe i pranoi johebrenjtë për mëshirë të vet, që ta lëvdojnë Perëndinë sikurse është shkruar: ''Për këtë do të të përlëvdoj ndër kombe, dhe do t'i këndoj lavdërime emrit tënd!''. 10 Dhe përsëri ai thotë: ''Gëzohuni, o njerëz, me popullin e tij''. 11 Dhe përsëri: ''Lavdëroni Zotin, të gjithë njerëzit; dhe le ta lëvdojnë të gjithë popujt''. 12 Dhe përsëri Isaia thotë: ''Do të mbijë një filiz nga rrënja e Jeseut dhe ai që ngrihet për të sunduar njerëzit; kombet do të shpresojnë në të!''. 13 Dhe Perëndia i shpresës le t'ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë! #krishterimi #krishters #krishti #jezuskrishti #ikrishtere #zoti #predikimneshqip #fjalaezotit #andreabeqiraj #kishaelireapostolikekorce