Pa Gjurme-‘Bir më fal, kthehu në shtëpi’/Pendesa e një nënë: Ndoqa burrin dhe lashë fëmijët në rrugë
Report TV
0:00 / 0:00
Pa Gjurme-‘Bir më fal, kthehu në shtëpi’/Pendesa e një nënë: Ndoqa burrin dhe lashë fëmijët në rrugë
35 069 просмотров · 1 год назад
Report TV
667 тыс. подписчиков
35 069 просмотров · 1 год назад
Një nënë që nuk ka reshtur kurrë së kërkuari të birin e humbur, ndërsa lotët nuk i janë tharë, pas humbjes nga kjo jetë të djalit tjetër.
'Pa Gjurmë' rikthen në vëmendje historinë e Renato Qerimit, nga Skrapari që doli nga shtëpia për të gjetur punë dhe nuk u kthye më kurrë. Një nga informacionet më të rëndësishme që ka mbërritur në program duke ndezur një dritë jeshile për fatin e Renato Qerimit është një telefonatë e papritur nga Greqia nga një emigrant shqiptar. Sipas kësaj dëshmie dyshohet për një vendndodhje të mundshme të Renatos në një ishull grek.
Fotoja ekskluzive iu tregua në studio nënës së Renatos, zonjës Zengjine, ajo e cila e njeh më mirë se kushdo tjetër fizionominë e të birit. E përvëluar nga dhembja, me peshën e të gjitha vështirësive të kaluara në jetën familjare, sot e mbetur vetëm lutet për gjetjen e Renatos, djalit nga Policani i cili kishte emigruar që herët drejt në Greqi, ku kishte punuar në disa vende të ndryshme. Të riut që ëndrra për t'u bërë ushtarak iu ndërpre në mes. Ai fitoi të drejtën e studimit, por për shkak të një aksidenti në këmbë nuk arriti dot të ndjekë studimet. Renato vijonte të ishte në kërkim të një pune të cilën nuk e gjeti kurrë. Ai doli nga banesa e tij në Tiranë, por nuk u kthye më. Pas zhdukjes së djalit prindërit u ndanë, ndërsa fatkeqësitë në familje ndoqën njëra tjetrën. Disa vite më pas ndërron jetë edhe djali tjetër i familjes për shkak të Covid-19.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/
Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania
Follow Report Tv on Facebook: / reporttval
Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al
Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom
Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom
#ReportTv #ReportTvLajme #pagjurme #odetadume #reportTV