Перейти к содержимому

Hapja e Xhamisë së Re në fsh. Orashë e Epërme

Myftinia Tetove

0:00 / 0:00

Hapja e Xhamisë së Re në fsh. Orashë e Epërme

3 146 просмотров · 5 л. назад
Myftinia Tetove
967 подписчиков
3 146 просмотров · 5 л. назад
Sot më 17.07.2021 (e shtunë), u organizua manifestim fetar me rastin e hapjes së Xhamisë së Re në fsh. Orashë e Epërme. Në këtë manifestim të cilën e moderoi Mr. Xhemil ef. Sadiki morën pjesë: Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Gostivarit, Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, Myftiu i Preshevës dhe Kryetari i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Bujanovc, Mr. Ragmi ef. Destani, Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Hfz. Mehas ef. Alija, Prodekani i FSHI - së, Dr. Muaz ef. Agushi, ish Myftiu i Tetovës, Alifekri ef. Esati, imamë nga diaspora dhe vendi, këshilli iniciativë, operativa e Myftinisë, hoxhallarë, mysafirë si dhe xhematë të fshatrave përreth. Manifestimi filloi me leximin e disa pjesëve nga Kur’ani Famëlartë kënduar nga Imami i fsh. Përshevcë, Shaban ef. Asani. Të dhënat rreth ecurisë së ndërtimit të Xhamisë i prezentoi Kryetari i Këshillit, Haxhi Qemal Rushiti. Të pranishmit i përshëndetën Myftiu i Tetovës, Myftiu i Preshevës dhe Kryetari i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Bujanovc, si dhe Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër. Ndërkaq fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. Kryetari në fjalimin e tij u përqëndrua në rolin që ka luajtur xhamia në të kaluarën dhe rolin që do të luaj në të ardhmen. Ai fjalimin e tij e përfundoi duke e lutur Allahun që të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e kësaj xhamie, ti shpërblejë me shpërblime ashtu sikur di Ai. Pastaj u ndanë edhe disa mirënjohje për donatorët të cilët kishin kontribuar në ndërtimin e kësaj Xhamie. Para se të bëhet Duaja e hapjes së kësaj xhamie u lexuan edhe disa pjesë nga Kur’ani famëlartë nga Mr. Hfz. Idris ef. Osman, ndërkaq duan e bëri Alifekri ef. Esati. Kurse në namazin e drekës Myftiu i Gostivarit.