Перейти к содержимому

“Të dua, kujdesu për fëmijët”/ Shqiptarja zbulon fjalët e viktimave të aksidentit me tren

RTSH

0:00 / 0:00

“Të dua, kujdesu për fëmijët”/ Shqiptarja zbulon fjalët e viktimave të aksidentit me tren

747 просмотров · 2 ч назад
RTSH
296 тыс. подписчиков
747 просмотров · 2 ч назад
Spanja është tronditur nga një aksident i rëndë hekurudhor, i dyti për këtë vit pas atij të regjistruar në muajin janar. Tragjedia, e cila ka lënë pas 69 viktima të konfirmuara dhe dhjetëra të plagosur, ka shkaktuar një valë hidhërimi dhe zemërimi në mbarë vendin. Në një lidhje direkte nga Madridi për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut në Radio Tirana, pianistja shqiptare Melisa Zaganjori ndau detajet rrëqethëse nga kjo ngjarje. “Jemi të gjithë me zemrën e thyer dhe me shqetësim të madh. Janë orë të trishta për të gjithë ne”, u shpreh ajo në nisje të bisedës. Mes viktimave konfirmohet edhe një ish-ministre e Punëve të Brendshme e qeverisë së kaluar të Spanjës, ndërsa mes të mbijetuarve ka edhe figura të njohura publike dhe gazetarë të medias El Pais. “Dëshmitarët kanë thënë që njerëzit kanë fluturuar disa metra, po kështu edhe valixhet e tyre. Janë dëshmi që të rrëqethin mishin. Dikush tha që po shikonte një burrë që kishte marrë në telefon gruan dhe i thoshte që kujdesu për fëmijët dhe se ju dua shumë. Të gjithë merrnin në telefon familjarët e tyre duke u thënë njerëzve të dashur që ju dua shumë, duke pritur fundin”. Nga e hëna në të premte, ora 10:00, në Radio Tirana 1. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook:   / rtshqiptar   Instagram:   / rtshqiptar   Twitter:   / rtshqiptar   TikTok:   / rtshqiptar   #rtsh #neradio #andrixhahu #radiotirana1