Перейти к содержимому

Rreze Dielli - Gjyveç me klitharaqe nga zonja Albana

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Rreze Dielli - Gjyveç me klitharaqe nga zonja Albana

5 452 просмотра · 3 года назад
Rreze Dielli
216 тыс. подписчиков
5 452 просмотра · 3 года назад
#rrezedielli #reporttv Gjyveç me klitharaqe 1 pulë mesatare 2-3 lgj vaj ulliri 2 qepë të thata 4 lgj salcë domate 2 lgj gjalpë të shkrirë 500 gr makarona në formë elbi (klitharaqe) 2 litra ujë Gjethe dafine Kripë, Piper Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit. Shtojmë qepët e grira bashkë me racionet e mishit të pulës. I kaurdisim derisa qepët të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë salcën e domates, vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas hedhim ujin. Rregullojmë shijen me kripë, piper, gjethe dafine dhe e lemë mishin të zjejë mirë. Më pas shtojmë gjalpin dhe klitharaqet dhe i kaurdisim për disa minuta. E kalojmë gatimin nga tenxherja në tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius. E lëmë të piqet për 15-20 minuta derisa klitharaqet të kenë përthithur gjithë lëngun e mishit. Pasi kemi fikur furrën, tavën e lëmë në nxehtësinë e furrës edhe për 15 minuta dhe më pas e shërbejmë.