8 tetor 1912 - Mali i Zi i shpall luftë Perandorisë Osmane, sulmon Shkodrën
MCN TV
0:00 / 0:00
8 tetor 1912 - Mali i Zi i shpall luftë Perandorisë Osmane, sulmon Shkodrën
3 268 просмотров · 13 дней назад
MCN TV
142 тыс. подписчиков
3 268 просмотров · 13 дней назад
Më 8 tetor të vitit 1912, Mali i Zi i shpalli zyrtarisht luftë Perandorisë Osmane duke lëvizur trupat me shpejtësi me qëllim për të kapur pozicionet kyçe që të çonin drejt Shkodrës.
Në fillim të shekullit të 20, e njohur në qarqet diplomatike si "I sëmuri i Bosforit", Perandoria Osmane ishte në fazën e fundit të shpërbërjes. Revolucioni Xhonturk i vitit 1908, që premtoi liri, barazi si dhe kushtetutë për të gjithë popujt e perandorisë, dështoi. Bashkë me të dështoi edhe politika e "osmanizimit" të dhunshëm, që provokoi revolta të fuqishme, sidomos në trojet shqiptare, që i dhanë goditjen më dërrmuese ushtrisë osmane në Ballkan.
Në në rrafsh më të gjerë, dobësia e osmanëve u mësua pasi Italia sulmoi dhe mposhti ushtrinë perandorake në Luftën Italo-Turke të viteve 1911–1912.
Pikërisht në këtë periudhë, shtetet e vogla ballkanike kuptuan se Perandoria Osmane ishte krejtësisht e pafuqishme për të mbrojtur territoret e saj në Evropë.
Në këto rrethana, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia formuan, në vitin 1912, të ashtuquajturën "Liga Ballkanike", thënë ndryshe ato hynë në luftë të përbashkët kundër Perandorisë Osmane.
Edhe pse të pavarura, secili prej këtyre shteteve kishte projekte të mëdha kombëtare. Serbët kishin "Naçertanijen" grekët "Megali Idenë", ndërsa malazezët ëndërronin të merrnin Shkodrën dhe rrethinat.
Sipas historigrafisë, shtetet ballkanike nxituan t’i shpallnin luftë Perandorisë Osmane edhe prej frikës së konsolidimit të autonomisë së shqiptarëve, të shtrirë në territoret e 4 vilajeteve, vendosur më 4 shtator 1912 nga Qeveria Oamane.
Autonomia ishte bërë realitet nën presionin e kryengritësve të drejtuar nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri dhe Idriz Seferi, të cilët thyen dhe çarmatosën garnizonet osmane në Kosovë dhe Shqipërinë e Veriut, duke çliruar, më 12 gusht 1912, edhe qytetin e Shkupit.
Të mbështetura nga Rusia, që në këtë kohë përbënte një superfuqi politike e ushtarake, shtetet ballkanike e nisën sulmin ndaj Perandorisë Osmane duke justifikuar pushtimet territoreve, kryesisht ato shqiptare, me pushtimin e "territoreve turke".
Duke i paraqitur shqiptarët muslimanë si "turq" dhe duke e shitur luftën si një "kryqëzatë" të krishterë ballkanike, Serbia Mali i Zi dhe Greqia synonin aneksimin e tokave shqiptare, nga Kosova në Shkodër dhe nga Shkupi në Manastir e Çamëri.
Për Mbretërinë e Malit të Zi, nën udhëheqjen e Mbretit Nikolla, pushtimi i Shkodrës konsiderohej si një "jetë a vdekje" politike dhe ekonomike. Krajl Nikolla besonte se pa Shkodrën, malazezët nuk do të bënin kurrë një shtet të madh dhe të qëndrueshëm.
Mali i Zi ishte një shtet i vogël, i varfër, i izoluar në male dhe pa burime të mjaftueshme ekonomike, ndërsa Shkodra ishte një nga qendrat më të mëdha tregtare, ekonomike dhe kulturore të Ballkanit Perëndimor. Ajo kontrollonte liqenin e Shkodrës, luginën pjellore të Bunës dhe ofronte një dalje strategjike në Detin Adriatik.
Nga ana tjetër edhe Mbretëria e Serbisë kishte interesat e saj që lidheshin ngushtë me synimet e Malit të Zi. Serbia synonte daljen në Detin Adriatik, duke pasur si synim portet e Shëngjinit dhe të Durrësit.
Kështu, duke ndihmuar Malin e Zi që të merrte Shkodrën, Serbia jo vetëm që siguronte një aleat besnik, por edhe dobësonte mundësitë e forcimit të një shteti shqiptar, që do t'i bllokonte rrugën drejt ujërave të ngrohta të Adriatikut.
Në këto rrethana, më 8 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli zyrtarisht luftë Perandorisë Osmane dhe brenda pak ditësh trupat e tij, të ndihmuara nga tri divizione serbe të pajisura me artileri të rëndë, rrethuan Shkodrën.
Mbrojtja e qytetit u organizua dhe drejtua nga gjenerali osman Hasan Riza Pasha, një ushtarak i zoti dhe i ndershëm, i cili kishte në dispozcion rreth 4 mijë trupa të rregullta osmane, të cilave ju shtuan edhe rreth 10 mijë trupa të parregullta shqiptare. Qëndresa rezultoi të ishte heroike. Sulmet e ushtrive të Malit të Zi dhe Serbisë u thyen një pas një, në një rezistencë që zgjati deri në 23 prill 1913.
Qyteti ju dorëzua malazezëve vetëm në ditën kur ushtarët kishin mbetur pa municione dhe po vdisnin nga uria. Ndërkohë Fuqitë e Mëdha e kishin marrë vendimin për Shkodrën. Ajo i përkiste Shqipërisë...
#mcntv #mcn #datastories #ferdinanddervishi #histori #ngjarjethistorike