Перейти к содержимому

Rreze Dielli 14 Shkurt 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Salmon me mollë dhe qepë të njoma

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Rreze Dielli 14 Shkurt 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Salmon me mollë dhe qepë të njoma

1 229 просмотров · 7 л. назад
Rreze Dielli
220 тыс. подписчиков
1 229 просмотров · 7 л. назад
Salmon i pjekur me mollë dhe qepë të njoma Përbërësit: 500 gr salmon 2 limona 1 lgj vaj ulliri Kripë dhe piper i zi 1 tufë qepë të njoma 2 mollë (1 e kuqe, 1 jeshile) 1 lgj gjalp 1 lk mjaltë Kopër Përgatitja: Fillimisht presim qepët e lara në unaza shumë të holla. Mollët i lajmë mirë dhe në një moment më të vonshëm gjatë kohës që do të pjekim peshkun do të presim në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm(me gjithë lëkurë). Presim një limon në feta dhe limonin tjetër e shtrydhim. Marinojmë salmonin me kripë, piper e 1 lugë gjelle vaj. Nxehim tiganin dhe shtojmë në të pak vaj. Vendosim fetat e limonit të prera shumë hollë dhe mbi to vendosim copat e salmonit. I lëmë ato deri sa të shohim që mishi fillon të ndryshojë ngjyrë . i kthejmë dhe i pjekim nga të gjitha anët. Ndërkohë në një tigan tjetër vendosim 1 lugë gjelle gjalp dhe kaurdisim qepën e njomë për 5 minuta deri sa ajo të ulë volumin. Shtojmë mollët e prera në kubikë dhe pasi të kalojnë 3 minuta , e shuajmë mollën me 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë kafe mjalt, kripë, piper të zi dhe pak kopër. E alrgojmë dhe e servirim salmonin me një fetë limon të shoqëruar me qepët dhe mollë. ( Mollët duhet të mbeten krokante, jo të gatuhen plotësisht.)