Spiritual Awakening 🌞 Pse Kemi Luhatje Energjie?🚀
Vera Papa
0:00 / 0:00
Spiritual Awakening 🌞 Pse Kemi Luhatje Energjie?🚀
193 просмотра · 3 дн. назад
Vera Papa
1,12 тыс. подписчиков
193 просмотра · 3 дн. назад
✈️ TURBULENCAT ENERGJETIKE GJATË SPIRITUAL AWAKENING 🌌
A ju ka ndodhur të përjetoni një periudhë paqeje të thellë, dashurie, bliss dhe lidhjeje me gjithçka… e më pas të ndieni sikur jeni kthyer aty ku ishit më parë, në mos edhe më poshtë? 🤔
Në këtë video ndaj me ju një analogji të thjeshtë që na ndihmon ta kuptojmë këtë proces: turbulencat e avionit dhe rrugëtimi ynë shpirtëror.✈️
Ashtu si një avion mund të përjetojë turbulenca gjatë udhëtimit, edhe rrugëtimi ynë i brendshëm mund të ketë periudha qetësie dhe periudha luhatjesh.
1. NGRITJA • ZGJERIMI I VETËDIJES
Gjatë Spiritual Awakening mund të përjetojmë momente bliss, dashurie pa kushte, paqeje dhe një lidhjeje të thellë me jetën. Për një çast, duket sikur gjithçka ka kuptim dhe ne e shohim botën me sy të rinj. 🤍
2. TURBULENCAT • SHADOW WORK
Më pas mund të dalin në sipërfaqe emocione të vjetra, frikëra, besime kufizuese dhe plagë që kërkojnë vëmendjen tonë.
Kjo mund të duket sikur kemi rënë më poshtë se më parë. Por jo çdo periudhë e vështirë është një kthim prapa. Ndonjëherë është një mundësi për të kuptuar veten më thellë, për të çliruar atë që nuk na shërben dhe për të integruar mësimet tona. 💫
3. INTEGRIMI • TË JETOSH ATË QË KE MËSUAR
Nuk mjafton vetëm ta përjetojmë paqen për një moment; gradualisht mësojmë ta sjellim atë edhe në jetën e përditshme, në marrëdhëniet tona, në zgjedhjet tona dhe në mënyrën se si reagojmë ndaj sfidave.
4. NJË NGRITJE E RE • NJË MËNYRË E RE E TË QENURIT
Me kalimin e kohës, mund të përjetojmë përsëri momente qartësie, dashurie dhe paqeje, ndërsa mësojmë t'i përballojmë luhatjet me më shumë vetëdije dhe dhembshuri.
Dhe ndoshta, pak nga pak, ajo që dikur ishte një përvojë e rrallë bëhet një mënyrë më e qëndrueshme për ta përjetuar jetën.
Nuk do të thotë se nuk do të kemi më ditë të vështira. Do të thotë se mund të mësojmë të rikthehemi te vetja, të zgjedhim paqen, dashurinë me më shumë vetëdije. 🤍
🌌 Mesazhi kryesor?
Mos e gjykoni të gjithë rrugëtimin tuaj nga një moment i vetëm.
Të rriteni shpirtërisht dhe personalisht nuk dmth të jebi gjithnjë në bliss... Nuk keni pse ta quani veten të dështuar kur shfaqen emocione të vjetra. Dhe nuk keni pse ta detyroni veten të jeni në një frekuencë të lartë çdo ditë.
Ndonjëherë rritja është ngritje. Ndonjëherë është pushim. Ndonjëherë është të qëndrosh me veten dhe ta duash atë edhe gjatë turbulencave. ✈️💖
🤍 A e keni përjetuar edhe ju këtë cikël gjatë rrugëtimit tuaj shpirtëror?
Ky është një reflektim personal mbi Spiritual Awakening, vetëdijen dhe integrimin emocional. Metafora e frekuencës përdoret në kuptim shpirtëror, jo si matje shkencore e gjendjes emocionale.
Faleminderit që jeni këtu! 🙏
Me deitë & dashuri, 💖✨️
Vera 😇
☆
☆☆
☆☆☆
#spirituality #spiritualawakening #spiritualjourney #healingjourney #raisingvibration #positiveenergy #innerpeace #shadowwork #innergrowth