Kaosi në Tiranë, reagon Rama: S’është flamë studentore! Sapo afrohemi drejt BE, këtu plas flaka
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Kaosi në Tiranë, reagon Rama: S’është flamë studentore! Sapo afrohemi drejt BE, këtu plas flaka
5 972 просмотра · 14 часов назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
5 972 просмотра · 14 часов назад
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen prej tre ditësh në Tiranë. Me sfond një prej kioskave të djegura në qendër të Tiranës, Rama përsëriti dhe njëherë, se kjo nuk është dorë e studentëve, por e Sali Berishës.
“Kjo nuk ka lidhje me studentët, e gjithë kjo flakë nuk është studentore. E gjithë kjo pengmarrje me maska s’ka të bëjë me hallet, problemet, aspiratat e gjithkujt që do të jetë më i mirë. Është po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare. Që është gati të djegë e ta shkatërrojë përsëri Shqipërinë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se ata që fshihen pas këtij kaosi, po i rrezikojnë jetën të miturve, duke i maskuar e nxitur drejt dhunës e shkatërrimit.
“Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng qytetin gjatë ditës nuk janë studentët, e as ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore s’kanë të bëjnë me ju. Si mund të nxirren të miturit në rrugë, si mund të nxiten të miturit të vënë maska, të shkulin trotuarët që mirëmbahen përditë me taksat tuaja dhe të qëllojnë policinë. Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke u hedhur në rrugë për agjentë të tjerëkujt”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se dashakeqësisë së Berishës për të ardhmen e vendit, i janë bashkuar dhe “duar të huaja” që nuk e duan Shqipërinë pjesë të BE. Ai shtoi se sa herë të Shqipëria hedh një hap më shumë drejt Evropës, në Tiranës plas flaka, e kjo sipas tij nuk është rastësi, por e qëllimshme.
“Dora e vjetër e keqe që e ka ndjekur Shqipërinë si mallkim, sot mbështetet nga duar të tjera, të huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë, të shohë drejt, të ecë përpara dhe të merret me problemet e saj për t’u përmirësuar, që nuk e duan Shqipërinë pjesë të BE. Nuk e duan Shqipërinë të lirë për të qenë aty, së bashku me popujt e tjerë të BE. A ju duket rastësi që sapo çelet një tjetër dritë jeshile, sapo afrohet më shumë drejt asaj abisine këtu plas flaka? Nuk është rastësi. E gjithë kjo nuk është rastësi. Është një sprovë, test i karakterit tonë dhe është një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengese të madhe që na është vënë përpara”, tha Rama.
Adrestimin e tij për qytetarët, Rama e mbylli duke thënë se problemet janë aktuale dhe kanë nevojë për tu adrestuar. Kryeministri thotë se e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje, është dialogu e jo dhuna.
“Studentët, sipërmarrësit, të gjithë njerëzit e zakonshëm, kanë të drejtë të kërkojnë më shumë. Problemet janë aty, jemi këtu për të bërë më të mirën me aq sa dimë e mundemi duke u përpjekur të mësojmë e të bëjmë më shumë. E kemi sjellë Tiranën deri këtu. S’e ka sjellë koha e rrethanat, por një punë këmbëngulëse. E kush thotë të përkulemi përballë dhunës për pak qetësi, gabon. Durim dhe dhe kjo do të kalojë, se pasi kjo të kalojë do të dalim siç kemi dalë nga sprovat e tjera, më të fortë e të vetëdijshëm për sfidën e përbashkët që kemi përpara”, tha Rama.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #EdiRama #Protesta #Tirane #Lajme #Politike #Shqiperi