Top Channel/ Kush e drejton Tiranën? Qytetarët kërkojnë zgjidhje nga Kryeministri Rama
Top Channel Albania
0:00 / 0:00
Top Channel/ Kush e drejton Tiranën? Qytetarët kërkojnë zgjidhje nga Kryeministri Rama
2 895 просмотров · 1 день назад
Top Channel Albania
3,29 млн подписчиков
2 895 просмотров · 1 день назад
Tirana ka mbetur pa kokë de facto, pas vendimit nga qelia të Erion Veliajt për ta larguar Anuela Ristanin si kryetare e komanduar, kompetenca që ju deleguan që nga shkurti i 2025 prej tij. Shkarkimi i Ristanit nga Veliaj u lexua si një kapitull i ri i përplasjes me Edi Ramën. Për opozitën kryebashkiaku e sulmoi hapur kryeministrin. Por provat mbi këto pretendime nuk kanë dalë ende në dritë. Mund të ketë përplasje apo interesa të reja rreth Bashkisë së Tiranës, por çka dimë është urdhri i shkruar e zeza në të bardhë se administrata së cilës i kishte deleguar kompetencat nuk e informonte, nuk koordinohej me të dhe nuk zbatonte udhëzimet e tij. Dhe ai ia tërhoqi delegimin. Pra, Erion Veliaj në paraburgim po përpiqet të rimarrë kontrollin mbi Bashkinë që juridikisht vazhdon ta drejtojë. Problemi qëndron se Tirana sot ka një kryetar që nuk mund të shkojë në bashki. Mund të firmosë. Mund të marrë vendime. Mund të heqë delegime. Por nuk mund të drejtojë normalisht qytetin. Dhe Tirana nuk mund të funksionojë pafundësisht kështu. Tw prekurit nga gjendja qw ndodhet sot bashkia janw direkt qytetarwt, tw cilwt duket se kanw pwrgjigjen. Top Channel doli sot në rrugët e kryeqytetit dhe pyeti banorët se kush mendojnë se mban përgjegjësi për situatën e krijuar në Bashki. Nuk është sondazh. Nuk përfaqëson statistikisht Tiranën.Por në përgjigjet që morëm, një emër u përsërit më shumë se të tjerët.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rama#Tirane#TopChannelNews