Перейти к содержимому

Dhuna, protesta dhe Policia! Manjani përballë të rinjve! Kush ia kthen shikimin Erjonit?

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Dhuna, protesta dhe Policia! Manjani përballë të rinjve! Kush ia kthen shikimin Erjonit?

6 258 просмотров · 6 ч назад
Top Channel Albania
3,31 млн подписчиков
6 258 просмотров · 6 ч назад
Kur fjala nuk mjafton, vjen zemërimi. Kur zemërimi del në rrugë, kush e kalon i pari kufirin? Studentët që protestojnë me dhunë? Apo policia që, në emër të rendit, rrezikon të kthehet në vetë problemin? A mund të justifikohet dhuna nga drejtësia e një kauze? Jo. Por a mund të justifikohet çdo forcë nga autoriteti i një uniforme? Sigurisht që jo. Atëherë, kush mban përgjegjësi kur protesta e humbet kontrollin dhe ligji rrezikon të humbasë kuptimin? Por ndoshta, gabimi më i madh është të shohim vetëm atë që ndodh në rrugë. Sepse pas britmave, përplasjeve dhe tymit, qëndron një pyetje shumë më e madhe. Për çfarë të ardhmeje po protestojnë studentët? Për kushte më të mira? Për më shumë dinjitet? Apo për diçka që universiteti duhet t'ua kishte garantuar që në fillim? Besimin se vitet e kaluara në auditor do të vlejnë. Se diploma do të hapë dyer dhe nuk do të mbetet thjesht një letër në dosjen e një të diplomuari. Ndoshta kjo është arsyeja pse protesta nuk duhet parë vetëm si një problem rendi. Sepse mund ta boshatisësh rrugën. Mund ta shpërndash turmën. Mund ta ndalosh përplasjen. Por si e ndal psigurinë? “Topin e kam unë” është një talk show debati ku panelistë të grupmoshës 18-29 vjeç përballen hapur mbi temat që prekin jetën e tyre dhe të vendit: politikë, ekonomi, çështje sociale dhe kulturë. Pa filtra, pa skenarë, me argumente dhe energji të vërtetë. Nën drejtimin e Grida Dumës, çdo episod kthehet në një përballje idesh që ndez debat edhe jashtë studios. Çdo të martë, ora 21:00, në Top Channel! Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopinEKamUne #GridaDuma #TopChannel