MCN Economy- 10 MLD euro buxheti 2027, por euro 90 lekë
MCN TV
0:00 / 0:00
MCN Economy- 10 MLD euro buxheti 2027, por euro 90 lekë
795 просмотров · 18 ч назад
MCN TV
142 тыс. подписчиков
795 просмотров · 18 ч назад
Projektbuxheti prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027 ka nxitur debate të ashpra mes ekspertëve të ekonomisë, të cilët ndajnë qëndrime të ndryshme mbi efektivitetin e politikave të reja fiskale dhe ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve, pensionistëve dhe bizneseve.
Gjatë një diskutimi të detajuar mbi shpërndarjen e fondeve, ku në fokus ishin pagat, pensionet dhe taksat mbi produktet e shportës, eksperti i ekonomisë, Pano Soko, u shpreh skeptik për efektin që do të ketë lehtësimi fiskal tek konsumatori. Nga ana tjetër, sa i përket ndryshimit të taksës mbi dividentin, Soko u shpreh në favor të lëvizjes së ekzekutivit.
Ndërsa Fatos Fico mbajti një qëndrim tjetër sa i përket lehtësimeve të paralajmëruara për konsumatorët, duke vënë në dukje se ulja prej 6% e TVSH-së për ushqimet bazë pritet të ketë një impakt të ndryshëm në treg, megjithëse mbetet për t'u parë se sa do të përfitojë realisht qytetari.
#mcntv #MCN #MCNEconomy