Перейти к содержимому

Prençi: Kur vjedh një ministër, përgjegjësia është individuale. Për 14-vjeçarët k*rcënohen prindërit

Ora News

0:00 / 0:00

Prençi: Kur vjedh një ministër, përgjegjësia është individuale. Për 14-vjeçarët k*rcënohen prindërit

351 просмотр · 8 часов назад
Ora News
324 тыс. подписчиков
351 просмотр · 8 часов назад
#oranews #tirana #proteste #studentet #drejt #luanrama #shemsiprenci I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, kritikoi ashpër reagimin e policisë ndaj protestuesve, duke ngritur pikëpyetje edhe për standardet e përdorimit të gazit lotsjellës dhe plumbave plastikë, si dhe për trajtimin e personave që, sipas tij, sulmuan protestuesit. "Në shtatë ditët e kësaj proteste unë kam konsumuar gaz sa 25 vitet që kam qenë oficer policie. Është për të ardhur keq. Jemi në vitin e 36 të tranzicionit, të postkomunizmit, kur policia nuk ka vepruar më me agresivitet ndaj brezit të ri siç është rinia. Një prononcim i paparë i një kryeministri kur për zyrtarët e lartë thotë, përgjegjësia është individuale. Ndërsa kërcënon prindërit për përgjegjësi prindërore për 14 vjeçarët që marrin pjesë në protestë. Këtë duhet ta shkruani me të madhe ju gazetarët, ju moderatorët e emisioneve. A ka paralelizëm? Kur vjedh një ministër dhe futet në burg, përgjegjësia është individuale. Kur merr pjesë një 14 vjeçar në protestë, përgjegjësia është prindërore. Dhe kur ai ndoshta thyen një xham, prindërit do të paguajnë xhamin. E kuptoni ku kemi arritur? Tentativat e fundit të diktatorit të fundit, të mbetjes më të ligë komuniste në Evropë. Dhe kalojmë tek pyetja juaj e drejtpërdrejtë. Për më shumë lexoni: https://oranews.tv/prenci-kur-vjedh-n... Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram   / oranews.one   X https://x.com/oranews_one Follow Televizionin Ora News