Перейти к содержимому

"15 vite në burgun e Spaçit", ish i dënuari tregon tmerret: Na linin 6 veta në qeli një metër katror

RTV KLAN

0:00 / 0:00

"15 vite në burgun e Spaçit", ish i dënuari tregon tmerret: Na linin 6 veta në qeli një metër katror

108 322 просмотра · 3 г. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
108 322 просмотра · 3 г. назад
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan Emisoni “Opinion” në Tv Klan solli në vëmendje atë që konsiderohej si “ferri i kohës së komunizmit”, bëhet fjalë për kampin famëkeq të Spaçit, ku të burgosurit kanë vuajtur tortura çnjerëzore e madje shumë prej tyre kanë humbur jetën. Gazetari Blendi Fevziu vizitoi këtë burg të tmerrshëm e po ashtu intervistoi një ish të dënuar, i cili i ka kaluar plot 15 vite të jetës së tij në kampin e Spaçit. Blendi Fevziu: Sa vjet ke kaluar në Spaç? Ish i dënuari: Rreth 15 vite në Spaç. Blendi Fevziu: 15 vite dënim? Sa u dënove? Ish i dënuari: Unë jam dënuar 25, por 15 i kalova këtu se pjesën tjetër e kam bërë në kampe të tjera. Blendi Fevziu: Me çfarë akuze? Ish i dënuari: Tradhti e lartë ndaj atdheut, arratisje e plotë në Jugosllavi. Blendi Fevziu: U arratise në Jugosllavi? Ish i dënuari: Po. Blendi Fevziu: Dhe të kthyen pas Jugosllavët dhe u dënove me 25 vjet? Ish i dënuari: Po me 25 vjet. Më tej ish i dënuari ka treguar port torturat çnjerëzore që praktikoheshin ndaj të dënuarve në burgun e Spaçit. Ai tregon se si në birucat e këtij burgu,që ishin në madhësinë një metër katrorë izoloheshin deri në 6 persona. Ish i dënuari: Këtu kanë qenë 4 biruca. Katër dhoma izolimi. Blendi Fevziu: Këto ishin dhomat e famshme të izolimit?! Ish i dënuari: Po këto kanë qenë një metër me një metër e gjysmë. Rrinin 3-4 vetë. Blendi Fevziu: 3-4 vetë në një metër me një metër e gjysmë?! Ish i dënuari: Po ka pasur dhe 6 veta. Blendi Fevziu: 6 veta në një metër e gjysmë katrorë? Lakuriq? Ish i dënuari: Po me një xhaketë që ka qenë e hollë beze dhe me një këmishë beze. Blendi Fevziu: Edhe sa ju mbanin në biruc? Ish i dënuari: Në biruc na dënonin një muaj./tvklan.al Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/