Перейти к содержимому

Rama vendos “pikat mbi i” për Praninë Besnike: Nuk shkohet për te rekrutuar patronazhistët e radhës

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Rama vendos “pikat mbi i” për Praninë Besnike: Nuk shkohet për te rekrutuar patronazhistët e radhës

410 просмотров · 1 день назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
410 просмотров · 1 день назад
Në mbledhjen e mbajtur me socialistët, kreu i qeverisë, Edi Rama, u ndal tek “Prania Besnike”, duke theksuar se nuk duhet parë si një tjetër axhendë të kësaj force politike, por si një mekanizëm për të dëgjuar drejtpërdrejt qytetarët dhe për t’i përcjellë problematikat e tyre pranë institucioneve. Sipas kryeministrit, “Prania Besnike” do të ketë një orar dhe vend të përcaktuar paraprakisht, në mënyrë që qytetarët të dinë se kur dhe ku mund të takojnë përfaqësuesit e tyre. “Prania besnike vendos një rregull shumë të thjeshtë, qytetari duhet të dijë paraprakisht ku dhe kur mund të gjejë përfaqësuesin e vet. Në të njëjtin vend, në të njëjtën orë, në një kalendar të publikuar përpara. Dhe, e premtja e kësaj jave, në orën 5, është fillimi i një procesi të pranisë në të gjithë territorin e republikës që nuk do të ndalet asnjë të premte. Nuk do të ndryshojë orë, në asnjë të premte, derisa unë të jem kryetari i PS. Kur unë të mos jem kryetari i PS, zgjidhni e merrni si do të bëni me praninë besnike dhe me vendin dhe orën. Por çdo të premte në orën 5, të gjithë ne që jemi këtu do të jemi aty ku e kërkon prania besnike. Por jo për të bërë mbledhje.” SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan