Edicioni i Lajmeve Tv Klan 19 Tetor 2026, ora 19:30 | Lajme - News
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Edicioni i Lajmeve Tv Klan 19 Tetor 2026, ora 19:30 | Lajme - News
9 425 просмотров · 3 часа назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
9 425 просмотров · 3 часа назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 19 Tetor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
Dita e shtatë, sërish tensione në Tiranë. Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit dhe ministritë
Dita e shtatë e protestës pati sërish tensione dhe përplasje në Tiranë mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Protestuesit sulmuan Gjykatën e Apelit. Policia arrestoi 5 persona, ndërsa 15 të tjerë u shpallën në kërkim. Nuk munguan sulmet ndaj ministrive nga protestuesit. Policia i shpërndau me gaz lotsjellës.
Rama: Dialog, por jo me dhunën. Gjykatat po lirojnë zjarrvënësit. 2500 euro policëve në front
Kryeministri Rama shprehet i hapur për dialog, por jo me ata që qëndrojnë pas akteve të dhunës. Ai akuzoi gjykatësit se po lirojnë zjarrvënësit me maska, ndërsa premtoi 2500 euro shpërblim për çdo efektiv të angazhuar në mbrojtjen e rendit.
Berisha: Rama kërkon konflikt të gjerë. Po përdoren bandat për të shtypur protestën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se kryeministri kërkon me çdo kusht që ta çojë vendin në një konflikt të gjerë dhe e akuzoi se po përdor bandat kriminale për të shtypur protestën e qytetarëve.
Protesta paralizon biznesin në Tiranë. Subjektet ulin qepenat dhe largojnë mallin
Kaosi i shkaktuar nga protesta që prej shtatë ditësh zhvillohet në Tiranë ka prekur më së shumti biznesin privat. Një pjesë e subjekteve në qendër janë shkatërruar dhe grabitur, ndërsa të tjerat kanë ulur qepenat dhe kanë larguar mallin.
Protestat në Francë, orë policore kundër dhunës. Protestuesit në Itali, deri në 15 vjet burg
Presidenti francez Emmanuel Macron dënon dhunën në protestat e fundjavës dhe refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Qeveria franceze shpalli “orën e pjesshme policore”, ndërsa në Itali, protestuesit e dhunshëm rrezikojnë deri në 15 vjet burg.
Ushtaraku vret dy vëllezër dhe plagos të tretin në Bathore, arrestohet nga policia
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Kamzë. Një efektiv i Policisë Ushtarake vrau me armë zjarri dy vëllezër dhe plagosi të tretin. Autori u arrestua, ndërsa krimi dyshohet se ndodhi pas një konflikti banal për një rrugë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/