TAVE ME FILETO PULE E KOS/ SALLATE ME BIZELE BISHTAJE SHOQERUAR ME BOLLGUR (Receta nga znj.Katerina)
Vila24News24
0:00 / 0:00
TAVE ME FILETO PULE E KOS/ SALLATE ME BIZELE BISHTAJE SHOQERUAR ME BOLLGUR (Receta nga znj.Katerina)
2 098 просмотров · 6 лет назад
Vila24News24
92 тыс. подписчиков
2 098 просмотров · 6 лет назад
“Kendi I gatimit” ne News24 – 24 prill, 2020
TAVE ME FILETO PULE DHE KOS
2 fileto pule ose 1 pako salçiçe pule
1 qepë të thatë
1-2 domate
2-3 kokrra vezë
200-300 gr kos
1 lgj vaj ulliri
2 lgj gjalpë
2 lgj kus kus / bollgur / kuinoa
Kripë, piper
Fillimisht vendosim filetot e pulës të ziejnë për 5 minuta në ujë të vluar me pak kripë.
Në një tavë të thellë hedhim filetot e pulës të prera në kubikë dhe qepën e grirë hollë. I spërkasim mirë me kripë dhe piper të zi.
Rrahim vezët, më pas shtojmë kosin, 2 lugë kuinoa ose kus kus, kripë dhe piper. I trazojmë mirë dhe masën e përgatitur e hedhim në tavë. Vendosim dhe domaten të prerë në fetëza dhe e vendosim tavën në furrë të piqet në temperaturën 180-200 gradë për 30-35 minuta.
SALLATE ME BIZELE BISHTAJE SHOQERUAR ME BOLLGUR
1 kg bizele bishtaje
5-6 qepë të njoma
2-3 hudhra të njoma
1 tufë koper
½ tufë majdanoz
4-5 lgj vaj ulliri
1 limon për servirje
Kripë, piper i zi
Bollgur për shoqërim
Në një tenxhere me gjysmën e sasisë së vajit të ullirit kaurdisim qepët dhe hudhrat e njoma të grira hollë. I spërkasim me pak kripë dhe më pas shtojmë bizelet bishtaje dhe i lemë derisa të fillojnë të zbuten. Shtojmë koprën dhe majdanozin e grirë hollë, i trazojmë për 1-2 minuta dhe më pas shtojmë 1 filxhan ujë të ngrohtë. Vendosim kapakun dhe i lemë bishtajat të gatuhen në temperaturë mesatare.
Pjesën e mbetur të vajit të ullirit e përziejmë me lëngun e 1 limoni me pak kripë dhe piper dhe e shtojmë në momentin ku do të servirim sallatën të cilën mund ta shoqërojmë me një kupë bollgur.
@News24Albania @Vila24News24
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: shorturl.at/dyO67
Ndiq News24 ne facebook : https://bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 ne instagram : https://bit.ly/2M9HsPn
Ndiq News24 ne Twitter : / news24al
#news24albania #news24 #lajmeshqip #lajme