Перейти к содержимому

Rreze Dielli - Gatime nga zonja Albana, Petulla të fshira

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Rreze Dielli - Gatime nga zonja Albana, Petulla të fshira

2 204 просмотра · 4 года назад
Rreze Dielli
216 тыс. подписчиков
2 204 просмотра · 4 года назад
#rrezedielli #reportTV PETULLA TË FSHIRA Përbërësit: 300 gr miell 600 ml qumësht ose ujë 2 kokrra vezë 1 majë luge kripë 300 gr djathë 4-5 thelpinj hudhër Për salcën e petullave : 40-50 gr gjalpë 2 lgj vaj ulliri 250 ml ujë 2 thelpinj hudhër Përgatitja: Tek mielli shtojmë qumështin ose ujin dhe e trazojmë mirë që mos ketë kokrriza. Shtojmë më pas vezët dhe pak kripë. Vendosim një tigan në nxehtësi mesatare, dhe e fshijmë tiganin me një letër kuzhine të spërkatur me vaj ulliri. Hedhim një garuzhde nga brumi i petullave, e lemë pak minuta derisa anët të fillojnë të mpiksen. E kthejmë petullën nga ana tjetër dhe kështu vazhdojmë me petullat e tjera derisa të mbarojmë të gjithë masën e brumit. Në një tavë vendosim një petull, e spërkasim me djathë të grirë dhe hudhër të grirë imët. Vendosim përsëri petull spërkatur me djathë dhe hudhër. Kështu vazhdojmë derisa të përfundojnë të gjitha petullat. Në fund i spërkasim petullat me pak vaj ulliri dhe i presim. Në një tenxhere vendosim pak gjalpë të shkrijë, shtojmë 2 lugë vaj ulliri , 2 thelpinj hudhër dhe 250 ml ujë. E trazojmë mirë për pak minuta. Më pas largojmë hudhrat dhe lëngun e hedhim në tavë sipër petullave. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 7-8 minuta.