Перейти к содержимому

Shije Shtëpie - Supë krem me presh dhe patate - Tv Klan

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie - Supë krem me presh dhe patate - Tv Klan

1 121 просмотр · 3 дн. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
1 121 просмотр · 3 дн. назад
3 presh të mëdhenj (pjesa e bardhë) 1 lugë gjelle gjalpë 3 lugë gjelle vaj ulliri 3–4 thelpinj hudhër 2 degë selinoje 1 karotë e madhe + 3 patate mbi mesataren 1 degë trumze 150 ml krem pana Kripë + piper i zi 1–1.2 litra lëng perimesh ose magi 2–3 feta bukë në kubikë e skuqur 2 lugë gjelle majdanozë (opsionale) Fillimisht presim preshët për së gjati (pa bishtat) dhe i shpëlajmë mirë ato. Më pas i presim hollë ato në gjysmë rrathë. Ngrohim gjalpin dhe vajin në tenxhere dhe kaurdisim preshët për 5 minuta sa të ulim volumin. Shtojmë pak kripë dhe piper të zi. Vazhdojmë të presim selinon në kubikë të vegjël po ashtu dhe karotën e presim në copa te vogla dhe të holla. Grijmë hurdhrat imët dhe të gjitha këto i shtojmë në tenxhere. Vazhdojmë përzierjen duke shtuar 1 litër ujë dhe 1 lugë gjelle magi perimesh ose lëng perimesh nëse kemi. Qërojmë patatet dhe i presim në copa të vogla dhe i shtojmë në tenxhere me qëllim që perimet të ziejnë shpejt për 15 minuta. Ndërkohë që supa zien presim bukën në kubikë dhe e skuqim atë me vaj ulliri të aromatizuar me 1 thelpi hurdhër. Pasi kalojnë 15 minuta, kalojmë supën në blender dore duke e kthyer atë në krem. Shtojmë panën dhe e përziejmë. Nëse supa krem ju rezulton e trashë, shtoni pak ujë para se të shtoni panën. E shërbejmë të ngrohtë duke e spërkatur me pak vaj ulliri, pak krem pana, bukët e thekura dhe 1 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë nëse dëshironi. #ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta #ZonjaVjollca #katerinatrungu #SupëMePresh #SupëKrem #RecetaGatimi #GatimShtëpie #KuzhinaShqiptare #RecetaTëShijshme #GatimeTëShëndetshme #SupëMePerime