Shije Shtëpie - Kaneloni të mbushura me proshutë mbi spinaq nga znj. Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie - Kaneloni të mbushura me proshutë mbi spinaq nga znj. Vjollca - Tv Klan
607 просмотров · 1 год назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
607 просмотров · 1 год назад
#ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes.
12 kaneloni
12 feta proshutë të gatuara
800 gr spinaq + 1 thelpi hudhër
400 ml qumësht
40 gr miell
40 gr gjalp
100 gr djathë i verdhë i grirë
Kripë + piper të zi + arrë moskat
Fillimisht pastrojmë spinaqin, e kalojmë atë në ujë valuar për 2 min. E kullojmë dhe më pas vendosim në ujë të ftohtë me akull. E kullojmë përsëri e shtrydhim e më pas e grimë hollë. Me pak vaj ulliri e kaurdisim me 1 thelpi hudhër + pak kripë + piper + arrë moskat e më pas e shtojmë si bazë me një tepsi të vogël. Fetën e proshutës e bëjmë role dhe e vendosim më pas te kaneleonet duke i mbushur të gjitha kanelonat. Përgatisim beshamelin, gjalp + miell. I kaurdisim për 9-4 min + qumështin. Shtojmë kripë, arrë moskat dhe pasi të ziej beshamelin e largojmë nga zjarri. Vendosim kaneleonat e mbushur mbi bazën me spinaq. I ngjeshim ato e më pas i mbulojmë me beshamel + djathin e grirë dhe më pas i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 min. Mund t'i mbulojmë për 10 min me letër alumini e më pas 20 min pa të.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu