ATY TE KAFE FLORA
MR FRANK
0:00 / 0:00
ATY TE KAFE FLORA
930 просмотров · 3 недели назад
MR FRANK
495 подписчиков
930 просмотров · 3 недели назад
Atje tej, pranë Kafe Florës,
dikur historia jonë nisi fill,
një kafe, një fjalë, një buzëqeshje,
dhe pa e ditur, se fati do tê na bashkonte
Aty të njoha ty një ditë
që dukej krejt si çdo ditë tjetër,
kush mund ta dinte se ajo tavolinë
po hapte faqen e parë të një jete tjetër?
Dy njerëz të ulur përballë njëri-tjetrit,
pa e ditur ku po i çonte ajo udhë,
ndërsa fati, heshtur mes tyre,
po shkruante një histori të gjatë.
O Kafe Flora, ti e di
sa shumë ujë ka rrjedhur që atëherë,
sa herë jeta i përplasi në shkëmbinj,
e përsëri i gjeti bashkë çdo herë.
O Kafe Flora, ti e di
çfarë koha s’mundi të fshijë,
aty filloi ajo histori,
aty jeta mori tjetër udhë për ata të dy.
Pastaj erdhën ditë me diell,
erdhën edhe netë pa hënë e pa yje,
stuhitë u lëshuan mbi supet e tyre,
sikur qielli të ishte çarë mbi to.
I hodhën gurë nëpër rrugë,
I mbollën ferra në çdo shteg,
por rrënjët e tyre ishin aq të thella,
sa asnjë dorë nuk mundi t’i prekë.
Deshën degët të ja thyenin,
deshën trungun të ja rrëzonin,
por harruan se pemët që njohin furtunat
mësojnë edhe mbi gurë të lulëzojnë.
O Kafe Flora, sa vite kanë kaluar,
sa fytyra kanë ardhur e kanë ikur,
por sa herë kaloj pranë teje,
zemra kthehet tek ajo ditë.
Ti pe vetëm fillimin e tyre,
fundin s’mund ta dije as ti,
sa udhë do ti duhej të kalonin
sa herë të binin e të ngriheshin pêrsêri.
Kaluan përmes zjarrit,
por zjarri nuk i bëri hi,
I dogji ëndrra gjatë rrugës,
por nuk i dogji dritën në shpirt.
Mbi plagët e tyre mësuan të ecin
Me gurët ndërtuan shkallë,
dhe sa herë jeta i rrëzoi përdhe,
I ngrita përsëri edhe më lart.
Sepse ka njerêz që stuhia i përkul,
por rrënjët nuk ia shkul dot kurrë,
dhe prej natës më të gjatë
dinë te nxjerrin mëngjesin me duart e tyre.
Dhe pas gjithë atyre stuhive,
kur nata dukej pa mbarim,
jeta ruante për ata në heshtje
mrekullinë më të bukur të atij udhëtim.
Prej gjithë atij terri lindi njê dritê
dhe dritën e morën të dy në krahë;
pas gjithë rrugëve që kishin përshkuar,
jeta i fali njê pasardhês.
Atëherë kuptuan se pas çdo dimri
mund të çelë pranvera përsëri,
dhe se ndonjëherë mrekullia më e madhe
vjen pasi ke kaluar një mijë stuhi.
O Kafe Flora, sot kur kaloj,
nuk shoh vetëm tavolina e njerëz aty,
shoh dy njerëz që atë ditë nuk dinin
çfarë kishte shkruar jeta për ta.
Ti pe vetëm faqen e parë,
kur libri ynë ende s’kishte emër,
sot ka faqe të shkruara me zjarr e dritë,
por e para ka mbetur tek ti përherë.
O Kafe Flora, sa vite kanë kaluar,
por kujtimet nuk njohin pleqëri,
aty nisi një histori me dy njerêz…
Kafe Flora…
disa vende i lëmë pas,
disa i merr koha me vete,
por ka vende ku fati shkruan
faqen e parë të jetës…
dhe ato
nuk na lënë kurrë.