Перейти к содержимому

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 11 Tetor 2026, ora 19:30 | Lajme - News

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 11 Tetor 2026, ora 19:30 | Lajme - News

4 899 просмотров · 12 часов назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
4 899 просмотров · 12 часов назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 11 Tetor 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines Gjirokastër, ekzekutohet me shpërthim tritoli 45-vjeçari. Plagoset miku i tij, hetime në disa pista Një 45-vjeçar humbi jetën, ndërsa një person tjetër u plagos nga shpërthimi i një sasie eksplozivi në makinën me të cilën ata lëviznin mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër. Hetuesit janë duke verifikuar disa pista që lidhen me të kaluarën e viktimës. BSH: 1 në 5 banesa blihet nga të huajt. Kryesojnë shqiptarët e Kosovës, italianët dhe gjermanët Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon prirjen rritëse. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, 1 në çdo 5 transaksione kryhet nga të huajt, ku peshën kryesore të blerjeve e mbajnë shtetasit nga Kosova, Italia dhe Gjermania. Rama: Turizmi, fytyra e Shqipërisë së re. Përmeti dhe Malësia e Madhe, shembuj transformimi Kryeministri Edi Rama thotë se turizmi do të jetë fytyra e Shqipërisë së re. Në podkastin e kësaj të diele, kreu i qeverisë veçoi Përmetin dhe Malësinë e Madhe si shembuj të një transformimi turistik të pamenduar vite më parë. Ambasadorja e BE-së: Shqipëria, plan ambicioz. Të punohet për shtetin e së drejtës dhe mjedisin Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, shprehet se Shqipëria ka një plan ambicioz për negociatat e anëtarësimit. Në një prononcim për Klan News, ajo thotë se vendi duhet të vijojë përpjekjet për shtetin e së drejtës dhe çështjet e mjedisit. Huthët nuk i ndalin sulmet në Arabinë Saudite, 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur Tensionohet ndjeshëm situata në Lindjen e Mesme pas sulmeve dyditore nga rebelët huthë ndaj aeroportit të Riadit në Arabinë Saudite, duke lënë 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur. SHBA-ja mund të përfshihet në konflikt. Sulmi dënohet edhe nga Tirana zyrtare. Papa Leoni XIV do t’i nënshtrohet operacionit. Mjekët zbuluan një tumor të vogël në mushkëri Papa Leoni XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë ditëve të ardhshme pas një nyjeje tumorale të zbuluar në mushkërinë e tij. Ati i Shenjtë tha se masa është konstatuar në fazë të hershme dhe është nën kontroll. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/