Перейти к содержимому

Summer School 2026 - Ikra Junior - Java e dytë

Uniteti Islam

0:00 / 0:00

Summer School 2026 - Ikra Junior - Java e dytë

767 просмотров · 1 месяц назад
Uniteti Islam
3,44 тыс. подписчиков
767 просмотров · 1 месяц назад
Çfarë është gjëja më e rëndësishme që mund t'i mësohet një fëmije? Këtë javë, udhëtimi ynë vazhdoi me një nga hadithet më madhështore të Profetit Muhamed ﷺ, drejtuar Abdullah ibn Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me të), kur ai ishte ende një djalosh: "Ruaje Allahun, Ai do të të ruajë ty. Ruaje Allahun, do ta kesh gjithmonë para vetes. Kur të kërkosh diçka, kërko vetëm prej Allahut..." (Tirmidhi, 2516 – hadith hasen sahih) Përmes mësimeve, aktiviteteve praktike dhe ngjyrosjes edukative, fëmijët mësuan se lidhja me Allahun ndërtohet që në moshë të vogël. Ata kuptuan se mbështetja e vërtetë është vetëm tek Allahu, ndërsa ruajtja e urdhrave të Tij është rruga drejt mbrojtjes, udhëzimit dhe suksesit në këtë botë dhe në Ahiret. Në këtë javë, fëmijët u njohën edhe me Mesxhidul Aksan, xhaminë e bekuar në Kuds dhe kiblen e parë të muslimanëve. Ata mësuan për vendin e saj të veçantë në historinë islame, për faktin se Profeti Muhamed ﷺ dhe sahabët u falën për një kohë në drejtim të saj dhe për fjalët e Allahut: "...në Xhaminë Aksa, rrethinën e së cilës e kemi bekuar." (El-Isra, 1) Përveç orëve të Kuranit dhe mësimeve islame, java u pasurua edhe me aktivitete kreative, dhe not, duke i dhënë fëmijëve një program të balancuar mes dijes, edukimit dhe aktivitetit fizik. 🎥 Kjo është vetëm një pjesë e rrugëtimit tonë. Na ndiqni edhe javën e ardhshme, ku do të sjellim tema të reja, histori të bukura nga Islami dhe aktivitete të dashura për fëmijët. 🤲 Lusim Allahun që këto ditë të jenë shkak që fëmijët tanë të rriten me dashuri për Kuranin, Sunetin dhe vendet e shenjta të Islamit.