Karrige sërish para Kryeministrisë, Rama rikthen thirrjen për dialog: Dhuna nuk justifikohet!
RTSH
0:00 / 0:00
Karrige sërish para Kryeministrisë, Rama rikthen thirrjen për dialog: Dhuna nuk justifikohet!
3 934 просмотра · 19 часов назад
RTSH
295 тыс. подписчиков
3 934 просмотра · 19 часов назад
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit, duke vendosur sërish karrige përpara godinës së Kryeministrisë, të shoqëruara me fletë ku ftohen qytetarët dhe grupet e ndryshme të shoqërisë të ulen në dialog për shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se qytetarët mund të kenë shumë arsye për të protestuar, por sipas tij, asnjë prej tyre nuk mund të justifikojë aktet e dhunës.
“Ka një mijë e një pakënaqësi, një mijë e një halle, një mijë e një probleme. Mund të ketë edhe një mijë e një arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun“, shprehet Rama.
Kryeministri nënvizon se dialogu duhet të zhvillohet mes njerëzve që, pavarësisht bindjeve të ndryshme politike, ndajnë të njëjtin atdhe dhe të njëjtin objektiv për përmirësimin e vendit.
“Për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhe, që kanë të njëjtën shtëpi të përbashkët. Mes njerëzish që duan të njëjtën gjë; si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë”, deklaron ai.
Duke iu referuar ngjarjeve të ditëve të fundit, Rama thekson se e drejta për të protestuar është e padiskutueshme, por shton se dhuna mbetet një vepër e dënueshme me ligj
Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje.
Subscribe to our YouTube Channel:
http://bit.ly/3H0S7oQ
Find us at:
https://www.rtsh.al/
Follow us on social
Follow us and get updates from RTSH on social media:
Facebook: / rtshqiptar
Instagram: / rtshqiptar
Twitter: / rtshqiptar
Tik Tok: / rtshqiptar
#lajme #RTSH #news #edirama