Rrefehet Mevlan Shanaj: Rama miku im, c'bisedonim ne shtepi. Ja ku u thye....
News24 Albania
0:00 / 0:00
Rrefehet Mevlan Shanaj: Rama miku im, c'bisedonim ne shtepi. Ja ku u thye....
5 655 просмотров · 8 ч назад
News24 Albania
471 тыс. подписчиков
5 655 просмотров · 8 ч назад
“Ramën e mbaj mend që kur ishte 5 vjeç”, Shanaj: U ngjit shumë lart, devijoi nga premtimi. Më është bombarduar koka kur dëgjoj njerëz me pushtet të korruptuar e të degraduar
Regjisori Mevlan Shanaj, i ftuar në emisionin Kjo javë nga moderatorja Nisida Tufa foli për njohjen e tij personale që ka pasur me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Shanaj u shpreh se e ka njohur Edi Ramën që 5 vjeç, kur e merrte me vete babai i tij, Kristaq Rama. Sipas tij, Rama e nisi me ëndrra të mëdha rrugëtimin në pushtet.
Mevlan Shanaj thekson se ajo gjë e cila nuk i pëlqen, është fakti që dëgjon se shumë njerëz me pushtet, si zv kryeministra, deputetë apo drejtorë që dalin persona të korruptuar dhe të degraduar.
“Me Ramën kishim ëndrra të tjera. Mandatin e parë ai i solli Shqipërisë një dimension tjetër qytetar. Këtë besoj, se unë i besoj artit dhe intuitës e zhvillimit progresiv të shoqërisë. Kur e njoha Ramën në rininë e tij, ishte kundërpedal, por kishte emancipim. Në atë kohë, shoqëria shqiptare kishte nevojë për një lloj lideri të tillë. Unë problemin e kam tek fakti që më është bombarduar koka me njerëz të degraduar dhe të korruptuar. Unë kam këtë shqetësim, konstatoj devijim nga premtimi.
Në lidhje me atë që thuhet se “përgjjegjësia është individuale”, do thosha se ka përgjegjësi individuale, por ka edhe përgjegjsi në grup, kur e mbështet të keqen. Nuk është kaq i virgjër dhe kryeministri, sepse i jep pushtet një njeriu që del i korruptuar prsh. Në jetë kemi mëkate, prandaj kur ikim, thuhet “Na laj o Zot mëkatet”. Ramën e kam njohur që 5 vjeç, e merrte babai me vete. Babai i tij Kristaqi më thoshte shiko sa iu bë këmba, çfarë palloshi është, sepse po rritej goxha Edi. Unë pres që kryeministri Rama të zgjohet dhe të mbështesë artin, sepse e ka lënë në gjendje të mjerë”, tha Shanaj.
Duke folur për situatën aktuale të Shqipërisë, Shanaj vlerësoi se vendi ndodhet në kaos.
“Shqipëria është një vend në kaos. A ka vend në kaos që të thotë se çfarë po ndodh? Këtu është një vend që ka rënë tërmeti, kanë rënë objektet në shtëpi dhe nuk dihet se ku t’i vendodësh. Ne jemi në demokraci dhe duhet të kishte barazi ligjore. Shteti ka humbur, nuk dihet se ku ndodhet. Në Shqipëri shteti di vetëm të prishë, nuk di të ndreqë këtu tek ne. Unë kam besim tek njerëzit e mirë, nuk kam besim tek asgjë tjetër”, u shpreh Shanaj.
Duke komentuar protestën, deklaroi se nuk e konteston, por se duhet të ketë më tepër organizim.
“Nuk i kontestoj ata persona të protestës, por duhet më shumë organizim. Mua më shqetëson anarshia, mosvendosja e rregullave të lojës, mosvendosja e njeriut të aftë, abuzime, unë dua që të zbatohet ligji, të respektohet personaliteti i individit dhe të krijohet një administratë e mirë. Ne nuk kemi administratë, nuk dimë as ta krijojmë e as ta menaxhojmë”, përmbylli Shanaj.
“Kjo Javë” me autore dhe moderatore Nisida Tufën, është një emision aktualiteti dhe debati që prej vitesh sjell në fokus zhvillimet më të rëndësishme në vend.
Transmetohet çdo të enjte dhe të premte në orën 21:00, duke ofruar debate të drejtpërdrejta, analiza të thelluara dhe diskutime mbi temat më të nxehta të momentit, jo vetëm në politikë, kronikë por edhe në çështje sociale, ekonomike dhe zhvillime që ndikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
"Kjo Javë" nuk mungon as të shtunën prej orës 17:00 me një format të konsoliduar, prej tashmë 10 vitesh, që përzgjedh 2 ose 3 nga ngjarjet më kryesore të javës.
Subscribe në kanalin "News24 Albania" për më shumë lajme:
/ news24albania
📌 Website: https://www.balkanweb.com/
📌 News24
Facebook: / news24alb
Instagram: / news24al
TikTok: / news24.al
X: https://x.com/news24al
📌 Balkanweb
Facebook: / balkanwebcom
Instagram: / balkanweb_official
TikTok: / balkanweb.official
X: / balkanwebcom
#news24 #kjojave #nisidatufa #news24live #kjojavenews24 #emisionikjojave #politikeshqiptare
#aktualitet #analize #debat #interviste #studiolive #lajmeshqip #mediashqiptare #opinion
#opinionpublik #transparence #drejtesi #qeveria #opozita #institucionet #ceshtjeaktuale
#zhvillime #shqiperi #analizepolitike #debatepolitike #javapolitike #ngjarjekryesore
#temanxehete #aktualitetishqiptar