A është e pashëndetshme të jesh obez | Podcast me Dr. Sara Zavalani
Gazeta Shendeti
0:00 / 0:00
A është e pashëndetshme të jesh obez | Podcast me Dr. Sara Zavalani
498 просмотров · 2 нед. назад
Gazeta Shendeti
6,73 тыс. подписчиков
498 просмотров · 2 нед. назад
Në këtë episod të ciklit të podcasteve “Obeziteti – Le të flasim për të”, e ftuar është mjekja endokrinologe Sara Zavalani.
Këtë herë do të ndalemi te një pyetje e rëndësishme: “A është e pashëndetshme të jesh obez?”
Çfarë nënkuptojmë kur flasim për një gjendje “të pashëndetshme”? A është obeziteti gjithmonë i lidhur me komplikacione shëndetësore? Si ndikojnë tensioni i lartë, sheqeri në gjak, kolesteroli dhe inflamacioni? Po zemra, mëlçia, frymëmarrja gjatë gjumit dhe artikulacionet?
Në bisedë do të flasim gjithashtu për mënyrën se si ndryshon risku nga një person te tjetri, pse dy persona me të njëjtin BMI mund të kenë profile të ndryshme shëndetësore dhe nëse është e mundur të jesh obez pa pasur aktualisht komplikacione.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit do t’i kushtohet edhe stigmës së obezitetit: si ndikon ajo në shëndet, si të flasim për rreziqet pa turpëruar dhe si mund të përmirësohen rezultatet shëndetësore edhe pa humbje të menjëhershme në peshë.
📅 Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin Gazeta Shëndeti në YouTube.
▶️ Mos harroni të bëni SUBSCRIBE dhe të aktivizoni 🔔 njoftimet për të mos humbur episodet e radhës!
#GazetaShëndeti #Obeziteti #LeTeFlasimPerTe #Shendet #Endokrinologji