Top News - Armët e Shqipërisë në Ukrainë / Zbulohet arsenali, mjete të blinduara dhe predha murtaje
Top Channel Albania
0:00 / 0:00
Top News - Armët e Shqipërisë në Ukrainë / Zbulohet arsenali, mjete të blinduara dhe predha murtaje
37 651 просмотр · 3 г. назад
Top Channel Albania
3,32 млн подписчиков
37 651 просмотр · 3 г. назад
Shqipëria ka dërguar mjete të blinduara amerikane dhe predha mortajash si ndihmë për ushtrinë ukrainase.
Arsenali, sipas Oryx, një institute shkencor holandez që merret mbledhjen dhe analizimin e inteligjencës ushtarake, Shqipëria ka dorëzuar 22 mjete të blinduara amerikane M1224 MaxxPro dhe një sasi të papërcaktuar predhash murtaje 82 milimetrash.
Oryx thotë se 22 mjetet e blinduara prodhim amerikan janë dorëzuar para korrikut të këtij viti, dy ambulanca ushtarake janë dorëzuar në mars, ndërsa nga shkurti deri në maj të vitit të kaluar Shqipëria ka dorëzuar predha murtajash 7.62 milimetrash, 60 milimetrash dhe 82 milimetrash.
Sasia e predhave të dërguara është e papërcaktuar. Zyrtarisht, Shqipëria as e pranon dhe as e mohon se ka dërguar armë në Ukrainë. Arsyeja është ligji për sekretin ushtarak. Në ligjin ‘Për transferimet ndërkombëtare të mallrave ushtarake”, parashikohen një sërë procedurash që duhet të ndiqen për të bërë të mundur eksportimin e armëve jashtë territorit shqiptar, të cilat fillojnë nga licencimi i produkteve e deri tek kontrollet e imtësishme të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.
Megjithatë në nenet e po këtij ligji, përcaktohet se shmangen procedurat e kontrollit shtetëror për transferimet ndërkombëtare të eksporteve, që kanë si qëllim dhënien e asistencës ushtarake, në përputhje me kushtet e parashikuara në marrëveshjet e traktatet ndërkombëtare për dhënien e ndihmës së emergjencës shteteve të huaja.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Armet#Ukraine