Rrahje Zemre Episodi 4 (Me titra Shqip)
Serialët Turqisht HD
0:00 / 0:00
Rrahje Zemre Episodi 4 (Me titra Shqip)
8 933 просмотра · 17 часов назад
Serialët Turqisht HD
3,07 тыс. подписчиков
8 933 просмотра · 17 часов назад
Rrahje Zemre Episodi 4 (Me titra Shqip)
Rrahje Zemre Episodi 3 (Me titra Shqip): • Rrahje Zemre Episodi 3 (Me titra Shqip)
Pavarësisht se sa e tmerrshme mund të jetë bota, gjithmonë ka dikush që provon se të mirët patjetër do të fitojnë. Ndoshta ai është e vetmja dhe e para mundësi që ju ofron ai fat që nuk u tregua kurrë i drejtë me ju. Për Ejlylin, një nxënëse gjimnazi vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, emri i kësaj mundësie që do të ndryshojë fatin e saj është "Ali Asaf Denizollu". Vendi ku fillon historia është gjimnazi i një qyteze në Egje… Ndërsa vendi ku rrugët e të dyve ndahen dhe kryqëzohen përsëri pas shumë vitesh është çatia e spitalit më të mirë të Stambollit!
Ejlyli, një neurokirurge e re, ndërsa po u jep një drunj të mirë një grupi banditësh që sulmuan urgjencën e spitalit, na tregon edhe historinë e saj që ka nisur vite më parë. Ajo është një vajzë e re rebele, që ka ndërruar shkollën dhjetëra herë dhe me të cilën mësuesit nuk donin të merreshin. Madje as kur i ati e merr nga shkolla e fundit nga ku u përjashtua dhe e rreh derisa t'i dhembë trupi, ajo nuk derdh asnjë pikë lot. Megjithatë, atë ditë e gjithë jeta e saj do të ndryshojë; lutja e gjyshes së saj që i hapi dyert e shtëpisë dhe menaxhon një bujtinë të vogël në Marmaris do të sjellë një mrekulli: "Ardhshit me një mësues të mirë që do të të tregojë rrugën e drejtë..." Dhe ashtu bëhet! Nuk dihet se pse Ali Asaf Denizollu, ndërsa ishte një mjek i suksesshëm, erdhi nga Stambolli si mësues në një shkollë provinciale. Mirëpo, ai është një njeri i jashtëzakonshëm që, pasi prek jetën e njerëzve qoftë edhe një herë, ndryshon gjithçka. Kjo aftësi e tij do ta shpëtojë edhe Ejlylin nga buza e humnerës dhe do ta bëjë një kirurge të suksesshme. Sidoqoftë, ai do ta kuptojë shumë vonë atë ndjenjë të veçantë mes tij dhe Ejlylit dhe do ta lërë të shkojë. Dy të dashuruar - po, sa do që ta mohojë, edhe Ejlyli u dashurua me Ali Asafin - u ndanë dhe pas shumë vitesh do të takohen përsëri si dy mjekë.
Kjo është historia e sfidës ndaj jetës si kirurge e një vajze që e nisi jetën e mundur dhe pa pasur asgjë tjetër përveç zemërimit të saj. Dhe në të njëjtën kohë, e një burri që do t'i japë këtë guxim! E një udhërrëfyesi që i kap dorën dhe i thotë "ti mund t'ia dalësh". Ai person që të gjithë ne me gjithë zemër dëshirojmë ta kemi në jetën tonë, ashtu si Ejlylit, do t'i mbajë gjithmonë gjallë shpresat tona për jetën… Natyrisht, së bashku me dashurinë…
AKTORËT:
Gökhan Alkan, Öykü Karayel, Ali Burak Ceylan, Hakan Gerçek, Fatih Dönmez, Merve Çağıran, Burcu Türünz, Başar Doğusoy, Selahattin Paşalı
KREDITET:
PRODUKSIONI: MF Yapım
REGJISORI:Yusuf Pirhasan, Aytaç Çiçek
SKENARI: Ebru Hacıoğlu, Verda Pars
SKENARISTËT: Eda Tezcan, Makbule Kosif
#KalpAtışı #ÖylüKarayel #GökhanAlkan #RrahjeZemre