Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
Report TV
0:00 / 0:00
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
10 172 просмотра · 5 ч назад
Report TV
668 тыс. подписчиков
10 172 просмотра · 5 ч назад
Zhdukja misterioze e Entol Osmanit dhe dyshimet e forta të familjes së tij rikthehen në emisionin “Pa Gjurmë”. Prindërit, Ardjan dhe Arta Osmani, kërkojnë të zbardhin fatin e djalit, ndërsa ngrenë dyshime mbi partneren e tij dhe shokun e ngushtë, Ilirin, i cili është larguar drejt Gjermanisë pas zhdukjes së Entolit. Në një përballje të drejtpërdrejtë, babai i të zhdukurit kërkon përgjigje nga Iliri, duke e akuzuar se fsheh informacione të rëndësishme për fatin e të birit. Nga ana tjetër, shoku i Entolit mohon çdo përfshirje në zhdukjen e tij, por zbulon detaje tronditëse mbi konfliktet që i riu kishte pasur përpara se të humbiste gjurmët.Iliri rrëfen se e kishte takuar Entolin natën e zhdukjes, se ai shoqërohej nga një person tjetër nga Elbasani dhe se më vonë kishte marrë një telefonatë misterioze nga një numër i panjohur. Dëshmitë kontradiktore, largimi i Ilirit drejt Gjermanisë dhe konfliktet e mëparshme të Entolit shtojnë pikëpyetjet rreth kësaj historie. Mes dhimbjes dhe pasigurisë, prindërit nuk reshtin së kërkuari të vërtetën për djalin e tyre, ndërsa përballja LIVE sjell dëshmi dhe detaje të reja që kërkojnë verifikim.
Me gazetaren Odeta Dume, çdo ditë në ekranin e Report TV, ora 16:00, nga e hëna në të premte.
Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/
Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania
Follow Report Tv on Facebook: / reporttval
Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al
Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom
Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom
#ReportTv #ReportTvLajme #reporttv #lajmifundit #aktualitet #rajoni #showbizz #lifestyle #lajmeflash