Перейти к содержимому

Opinion - Dokumentari i rrallë, si jetonin shqiptarët në vitin 1993

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Opinion - Dokumentari i rrallë, si jetonin shqiptarët në vitin 1993

26 492 просмотра · 3 года назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
26 492 просмотра · 3 года назад
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma. 30 vjet më parë, një Papë vizitoi Shqipërinë. Papa Gjon Pali II vizitoi për herë të parë vendin tonë që për shumë vite kishte qenë një vend ateist dhe ku klerikët vriteshin. Në emisionin “Opinion” u transmetua një dokumentar i rrallë i ndërtuar nga televizioni francez Canal + me rrëfimet e shqiptarëve të asaj kohe. Aty nuk mungojnë rrëfimet personale dhe as mënyra se si jetonin shqiptarët në vitin 1993. Në të shfaqen momente nga Shqipëria e 30 viteve më parë që bëhej gati për pritjen e Papës. Për gazetarin Blendi Fevziu ky dokumentar është i jashtëzakonshëm dhe u shpreh se teksa e shikonte sërish i dukej sikur ajo Shqipëri nuk ka ekzistuar. “Po i lemë shikuesit të ndjekin këtë dokumentar. Është i jashtëzakonshëm. Shumë momente kur po mundohesha ta shihja, më dukej sikur nuk e besoja as vetë. Më dukej sikur ajo Shqipëri që shihja aty nuk ka ekzistuar në fakt. Bëhet fjalë për qendrat e qyteteve sepse sot skena të tilla mund të gjesh ende në zona të Shqipëri. Është Canal + që tregon se çfarë ka ndodhur në Shqipëri më 25 Prill të vitit 1993”, u shpreh Fevziu./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/