“Protestuesit për t’u adhuruar”| Marku pyet studentët: Ç’ do bëni nëse vendi shkon në zgjedhje?
RTV KLAN
0:00 / 0:00
“Protestuesit për t’u adhuruar”| Marku pyet studentët: Ç’ do bëni nëse vendi shkon në zgjedhje?
9 674 просмотра · 10 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
9 674 просмотра · 10 ч назад
Analisti Mark Marku, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan komentoi protestën e studentëve.
Marku u shpreh se protesta ka pasur frytet e veta. Ai shtoi se protesta i ka shërbyer vendit.
Sipas tij, ky është reagimi i një gjenerate dhe se duhet reflektuar për këtë.
Mark Marku: Ky është reagimi i një brezi, që duhet thënë se është reagim i fragmentarizuar.
Kjo, sepse protestuesit janë të ndryshëm. Gjërat kanë ndryshuar edhe në shoqëri. Protesta i ka shërbyer vendit, edhe sikur të mbyllet që tani.
Kjo, sepse në një shoqëri që nuk reagonte, e zgjuan shoqërinë, duke na bërë të mendojmë për ndryshimin, sepse e kishim fjetur mendjen.
Emisioni “Opinion” u fokusua këtë të mërkurë, më 14 tetor, në përplasjen e dhunshme të protestuesve në pika të ndryshme të Tiranës përgjatë gjithë ditës së sotme. Debati në studio u fokusua mbi kaosin që po përjeton Tirana, mbi përgjegjësisnë e institucioneve në një situatë të tillë dhe mbi pikëpyetjen se çfarë do të ndodhë më tej.
Të ftuar: Fatjona Medini, Hana Spahia, Rigels Xhemollari, Emir Leçini, Redi Shehu, Arseida Gjuli, Mark Marku.
Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Opinion #BlendiFevziu #TVKlan
#MarkMarku #Studentët #Opinion #BlendiFevziu #Zgjedhjet #LajmeTani