Klan News - Rritet numri i fëmijëve me autizëm
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Klan News - Rritet numri i fëmijëve me autizëm
724 просмотра · 3 года назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
724 просмотра · 3 года назад
Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit.
Numri i fëmijëve të diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit është rritur, sipas CDC për 2023 raporti i fëmijëve me këtë problematik është 1 në 38 fëmijë, ndërsa në vitin 2018, përcaktoi se kishte afërsisht 1 në 59 fëmijë.
Sipas studimeve, djemtë ka katër herë më shumë mundësi të diagnostikohen me autizëm krahasuar me vajzat.
Ekspertët e qendrës rajonale të autizmit në Shqipëri, thonë se ka shumë rëndësi diagnostikimi i hershëm i fëmijëve.
“Diagnoza e saktë vendoset nga ekipet multidisplinare të specializuara dhe jo nga individë të caktuar që janë pjesë e një fushe të caktuar”.
Sipas psikologes klinike Rezarta Hasmegaj trajtimi i çdo fëmijë është specifik po ashtu edhe arritjet.
Ekspertja thotë se prindërit duhet të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e tregut të çoroditur të terapive sepse dëmtimi mund të jetë i madh te fëmijët.
Mjekësia ende nuk e ka një përgjigje se nga se shkaktohet autizmi edhe pse mendohet se mund të shkaktohet nga një një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë. Vlerësohet se 1% i popullsisë së botës është autike.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan